Sezoni i gripit, ne farmaci vaksina nga 12 deri ne 15 mije leke
Farmacite e kryeqytetit kane marre furnizimet e para te vaksinave anti-grip. Keto vaksina kushtojne nga 12 mije deri ne 15 mije leke te vjetra, ne varesi te firmes dhe vendit te tyre te prodhimit. Sipas farmacisteve, ende nuk kane filluar shitjet masive, por ajo qe rekomandohet eshte se fillimi i muajit tetor, eshte edhe periudha me e mire per kryerjen e tyre.
Vaksinat
Firmat farmaceutike kane furnizuar farmacite me vaksinat e reja, qe i pershtaten gripit sezonal qe do te jete ne vendin tone. Sipas farmacisteve te ndryshem ne kryeqytet, kjo vaksine kushton nga 12 deri ne 15 mije leje te vjetra. Vaksina rekomandohet te behet brenda muajit tetor, pasi stina e gripit e ka fillesen e saj ne muajin nentor dhe parashikohet te zgjase deri ne fund te muajit prill. "Vaksina e gripit sezonal permban disa tipe virusesh te rekomanduara nga Organizata Boterore e Shendetesise, bazuar ne mbikeqyrjen nderkombetare ne lidhje me viruset ne qarkullim. Personat me ne risk per t'u prekur nga gripi jane te moshuarit, femijet dhe personat me imunitet te dobet, ndaj rekomandojme qe keto kategori te aplikojne vaksinen kunder gripit", ka pohuar shefi i Sherbimit te Infektivit, Dhimiter Kraja. Sipas bluzave te bardha, per femijet e vegjel qe nuk jane vaksinuar me pare, theksohet se duhet te marrin dy doza ne nje interval kohor prej 4 javesh. Nderkaq, efekti i mbrojtjes imunitare tek te vaksinuarit fillon te shfaqet pas dy javesh. Sipas mjekeve, pacientet me cfaredo lloj simptomash, duhet te paraqiten tek mjeku, me qellim qe te marrin mjekimin ne kohe.
Rastet
Luhatja e theksuar e temperaturave gjate diteve te fundit eshte shoqeruar me shtimin e komplikacioneve shendetesore te shfaqura jo vetem tek te vegjlit, por ne mase edhe tek me te rriturit. Pjesa derrmuese e pacienteve te paraqitur ne urgjencat mjekesore kane manifestuar shqetesime te virozave dhe alergjive stinore, ku me problematiket jane shfaqur infeksionet e aparatit te frymemarrjes, te cilat ne shume raste jane shoqeruar me temperature te larte dhe gjendje kolle. Gjendja me e renduar eshte paraqitur tek femijet e vegjel, ku prane urgjences se pediatrise paraqiten cdo dite per ndihme 100-150 paciente te vegjel. Megjithate, kjo shifer paraqitet te jete edhe me e larte, duke iu referuar faktit qe shume prej prinderve u drejtohen poliklinikave te lagjeve per te marre ndihmen e pare (prane ketyre te fundit raportohen 10 -20 raste ne dite). Njekohesisht i larte, raportohet te jete edhe fluksi i urgjencave prane sherbimit te kardiologjise, kryesisht nga te moshuarit, si dhe prane infektivit, ku gjate diteve te fundit jane raportuar me shume se 60 urgjenca ne dite. Mjeket kane paralajmeruar qe te tregohet kujdes maksimal, pasi me nisjen e sezonit te vjeshtes rikthehen edhe virozat e gjendjet gripale. Kalimi nga temperaturat e ngrohta ne ato me te uleta, ka bere qe te shtohen infeksionet e aparatit te frymemarrjes, duke bere shfaqjen e pneumonive te para. Sipas mjekeve, simptomat karakteristike te ketyre virozeve, si tek te vegjlit, po ashtu dhe tek te rriturit, kane te bejne me teshtima, dobesi trupore, temperature te larte, vecanerisht tek femijet, bllokim e kullim hundesh, dhimbje fyti, muskujsh, humbje perqendrimi, rrufe, dhimbje koke, mungese oreksi, etj.
Keshillat e bluzave te bardha
Keshillat qe mjeket japin ne kete periudhe, jane kujdesi ndaj ndryshimit te temperaturave ne veshje, dhe shmangia e ambienteve te mbipopulluara. Per femijet dhe te gjithe personat me imunitet te ulet, rekomandohet te perdoret vaksina stinore dhe per ata qe kalojne temperature te lehte, rekomandohen medikamentet e zakonshme te familjes se aspirines. Nga ana tjeter, mjeket u bejne apel qytetareve te mos konsultohen ne asnje rast me farmacistin, sic ndodh rendom ne shume raste, pa u konsultuar me mjekun specialist.
Simptomat
Dhimbje koke
Temperature
Skuqje sysh
Dobesi trupore
Te vjella dhe diarre
Probleme me laringun
Probleme me frymemarrjen
Keshillat
Te mos konsumohet uje i ftohte
Lengjet te konsumohen me temperature ambienti
Veshje ne baze te temperatures se ajrit
Konsum te lengjeve
Keshillohet lengu i portokallit
Perdorimi i frutave me vitamine C
Berja e vaksines anti-grip tek femijet dhe te moshuarit
Konsulte tek mjeku dhe jo ilaceve ne farmaci