Vrasja e Bin Laden mundesi per Obamen

Tani që njeriu që fshihej pas atentateve të 11 shtatorit ka vdekur, presidenti Barack Obama ka një mundësi për të riformatuar drejtimin e politikës së tij të jashtme.
Në nivel strategjik, vdekja e Bin Laden mund të ndihmojë në lehtësimin e frymëzimit nga terrorizmi islamik, sidomos nëse në vend të tij nuk del ndonjë figurë tjetër kyce.
Nga ana tjetër, megjithatë, ekziston mundësia që oratoria e Bin Laden të ketë lënë gjurmë të thella që e bëjnë vdekjen e tij aspak domethënëse.
Bazuar në këtë logjikë, anëtarët e Al Kaedës do të bazohen dhe frymëzohen nga ideologjia e sheikut dhe do të fillojnë të veprojnë si më parë. Kjo do të ishte edhe trashëgimia e Bin Laden.
E ardhmja ambigue e Al Kaedës do të ketë ndikimin e saj në politikën anti-terror të Shteteve të Bashkuara. Që vdekja e Bin Laden të ndryshojë qoftë edhe fare pak taktikat e terrorizmit islamik, duhet që dimensionet e politikës së SHBA të mbeten të pandryshuara.
Përpjekjet për të goditur anëtarët e Al Kaedës do të vazhdojnë dhe autoritetet përgjegjëse për vendosjen e ligjit do të vazhdojnë të monitorojnë kërcënimet e reja brenda SHBA.
Megjithatë, vdekja e Bin Laden përbën për administratën Obama një mundësi historike për të goditur njëherë e përgjithmonë fjalimet toksike që nxisin lëvizjet e Al Kaedës.