E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Bin Ladendollari rritet ndjeshëmulet cmimi i naftës

UASHINGTON- Kartëmonedha e gjelbër u rrit ndjeshëm pas njoftimit për vrasjen e kreut të rrjetit terrorist al-Kaeda, Osama bin Laden.

Euro vlerësohet aktualisht 1,4771 dollarë, deri në orën 03:15 GMT, kundrejt 1,4864 dollar pak përpara orës 01:00 GMT. Dollari u vlerësua 81,66 jen në orën 03:15 GMT, kundrejt 80,96 dy orë më parë.

Nderkohe cmimet e naftës regjistruan një ulje me më shumë se tre dollarë, pas njoftimit për vdekjen e Ossama bin Laden, drejtues i atentateve të 11 shtatorit 2001.
Tregu londinez i naftës ishte i mbyllur sot, ditë pushimi në Britaninë e Madhe dhe vetëm këmbimet elektronike janë zhvilluar.
Rreth orës 10:00GMT në ''IntercontinentalExchange'', një fuçi naftë Brent e Detit të Veriut u ul me 3,21 dollarë duke u shitur me 122,68 dollarë në raport me disa ditë më parë.
Në ''New York Mercantile Exchange'' (Nymex) në të njëjtën orë, një fuqi naftë bruto për livrim në muajin qershor u ul me 2,60 dollarë duke u shitur me 114,18 dollarë, në raport me disa ditë më parë.
"Lajmet e reja në plan gjeopolitik kanë bërë të mundur uljen e çmimeve'', theksoi Tomohiro Nishida, operator i ''Chuo Mitsui Trust and Banking'' duke iu referuar vdekjes së njoftuar të armikut publik numër një të SHBA-së, Oussama ben Laden.

(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›