Vrasja e Elbasanit, të dyshuarit kanë alibi dhe nuk njihen nga policët
Arrest me burg për Budanin dhe Derstilën, ndryshuan dëshminë: Si takuam autorët
Dy punonjësit e Policisë së Shtetit, të arrestuar pas vrasjes së Nezir dhe Gentian Beiqirit, kanë ndryshuar dëshminë në gjykatë, teksa pohuan se nuk mbanin mend sesi i kishin identifikuar dy autorët me fotografi. Ata thanë se kanë qenë dhe janë të tronditur nga vrasja e dyfishtë, të cilën nuk mundën ta parandalonin, pasi kishin detyrë ruajtjen dhe verifikimin e çdo personi që do të futej në shtëpinë e Beqirajve, pasi ruanin Gentianin që ishte me masë arresti shtëpiak. Gjatë zhvillimit të masës së sigurisë, Reshat Budani dhe Sami Dërstila thanë se nuk i kanë parë dy autorët nga afër, megjithëse gjatë deklarimeve në polici pohuan se autorët u thanë se do të takonin tezen. Dje pohuan se kanë parë dy djem që zbrisnin nga shkallët e pallatit dhe më pas disa zhurma. Janë shkëmbyer me këta persona dhe në ndjekje e sipër nuk i kanë arrestuar dot. Megjithatë, ajo çfarë ra në sy gjatë seancës së djeshme, ishte se policët, tashmë të përjashtuar nga policia dhe të hetuar për bashkëpunim në vrasje e shpërdorim detyre, ndryshuan totalisht dëshminë, pasi kuptuan se burgut nuk i shpëtojnë dot. Të vetmen që kanë në dorë tashmë është eliminimi i ndonjë konflikti personal me personat e dyshuar dhe për këtë arsye ata preferuan që të mbajnë një qëndrim mohues, ndryshe nga momenti i parë që kërkuan të mos arrestoheshin në këmbim të bashkëpunimit me grupin hetimor.
Masat ndaj policëve
Trupi gjykues, i kryesuar nga Ramazan Avdia, pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurorit të çështjes Binas Mina, ka dhënë masën arrest me burg për dy policët rojë, Sami Dërstila dhe Reshat Budani. Budani në këtë seancë është mbrojtur nga avokati Ilir Murra, i cili ka hedhur poshtë akuzat e prokurorit, ku ky i fundit ka deklaruar se në rrethanat që ndodheshin dy efektivat dyshohet se kanë bashkëpunuar me autorët e krimit për vrasjen e 40-vjeçarit Gentian Beqiri. Akuzë kjo e hedhur poshtë nga ana e avokatit, i cili ka kërkuar për klientin e tij detyrim paraqitjeje. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga ana e gjykatësit, i cili ka lënë si vendim atë të prokurorit arrest me burg. Fill pas kësaj mase, është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të policit rojë Sami Dërstila, i cili është mbrojtur në këtë seancë nga avokati Shkëlqim Duka. Edhe ky person ka hedhur poshtë akuzat e prokurorit Nina, duke deklaruar se akuzat e bashkëpunimit me autorët e krimit është e pabazë, pasi Dërstila ka 20 vite punë si polic dhe nuk ka marrë asnjë masë, duke akuzuar prokurorinë se nuk kanë të dhëna të bindshme për ngjarjes. Edhe Duka kërkoi masë paraqitje për klientin e tij, por sërish trupi gjykues, i kryesuar nga Ramazan Avdia, ka dhënë masën arrest me burg.
Rrëfimi i policëve
Gjatë seancës së djeshme gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit, dy efektivat e policisë kanë deklaruar përballë gjyqtarit të gatshëm se as nuk e kanë dijeninë e akuzave të bashkëpunimit që hedh prokuroria ndaj tyre. Nuk kemi kontaktuar fare me autorët e krimit, madje kur shkuam në mëngjes të merrnim shërbimin, u ngjitëm lart, bëmë verifikimin dhe më pas zbritëm poshtë për të parkuar makinën, proces i cili nuk zgjati më shumë se dhjetë minuta. Më pas teksa po ngjiteshim sërish në katin e pestë, në katin e katërt pamë dy djem të rinj, të cilët po zbrisnin shkallët dhe më pas u turrën me vrap. Në këtë moment u ndamë, njëri lart dhe tjetri pas autorëve, kur edhe dëgjuam të bërtitura në katin e pestë. Kur u ngjitëm lart, dera e shtëpisë ishte e hapur dhe si fillim pamë të shtrirë në sallon babanë e viktimës dhe më pas gjetëm të shtrirë në krevat i vrarë me plumba Gentian Beqiri. Në këtë moment lajmëruam policinë dhe më pas mbajmë mend që jemi izoluar deri tani, në këtë seancë gjyqësore, rrëfyen policët para gjykatës, duke saktësuar se morën shërbimin mëngjesin e datës 15 gusht për të ruajtur Gentian Beqirin, i cili ishte prej më shumë se dy vjetësh në arrest shtëpie, pasi dyshohej si autori i vrasjes së biznesmenit Sokol Çape.
Kemi qenë të tronditur
Sami Derstila dhe Reshat Budani janë pyetur edhe për momentin e identifikimit të dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, të arrestuar pas vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit. Megjithëse kishin bërë identifikimin e Florenc Çapes dhe Arben Jaçes si autorët e vrasjes, në gjykatë dy efektivat kanë deklaruar se nuk mbajmë mend se çfarë kemi thënë dhe çfarë kemi bërë pas vrasjes, pasi kemi qenë shumë të tronditur, madje edhe tani nuk mbajmë mend asgjë. Dëshmia është mbështetur edhe nga avokatët e tyre mbrojtës, të cilët kanë deklaruar se nuk mund të identifikosh një autor nëpërmjet fotove, jo këta dy efektivë, të cilët ishin në gjendje tepër të shokuar dhe vazhdojnë të jenë, por edhe unë nuk mund të identifikoj nëpërmjet fotos autorët. Me gjithë dëshmitë, gjykata ka vendosur ndaj dy efektivëve të policisë masën e arrestit me burg deri në përfundimin e plotë të hetimeve dhe ata janë transportuar për në Burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.
Masat në gjykatë, blindohet Elbasani
Qyteti i Elbasanit është blinduar dje gjatë zhvillimit të masave të sigurisë ndaj katër peronave të akuzuar për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, paraditen e 15 gushtit. Rruga që lidh drejtorinë e policisë me gjykatën e këtij rrethi ka qenë e bllokuar për më shumë se pesë orë, ndërsa të arrestuarit shoqëroheshin në gjykatë me mjete policore të blinduara. Sipas informacioneve policore, edhe forcat speciale të FNSH-së kanë marrë pjesë në transportimin e të arrestuarve në gjykatë.
Autorët, policëve: Do të shkojmë të takojmë tezen
Ndryshe nga sa deklaruan dy efektivët e policisë në gjykatë, prokuroria ka prova se dy autorët kanë kontaktuar me Sami Derstilën dhe Reshat Budanin pak çaste para se të vrisnin në gjumë Gentianin Beqirin dhe të rrihnin për vdekje babanë e tij, Nezirin. Sipas informacioneve nga akuza e Elbasanit, dy autorët kanë shkuar fillimisht te policët rojë, kanë biseduar me ta normalisht dhe e kanë pyetur nëse ka qenë tezja në banesë, mamaja e Gentianit, Hajrija. Policët u kanë thënë dy autorëve se Hajrija kishte dalë për të bërë pazar dhe se do të kthehej pas disa çastesh. Autorët kanë vijuar lojën dhe u kanë kërkuar që të shkonin të takonin Gentianin, pasi kishin kohë që nuk e takonin dhe se kishin ardhur nga emigrimi. Dy policët i kanë lejuar këta persona, sipas deklarimeve të tyre paraprake para prokurorëve, për të shkuar tek apartamenti i Beqirajve. Pasi u ka hapur derën Neziri, ata kanë filluar menjëherë planin, duke neutralizuar fillimisht të moshuarin. E qëlluan në bark, ndërsa personi tjetër u drejtua te krevati ku qëndronte i shtrirë Gentiani, i cili ishte i paralizuar, madje në kohën e vrasjes ishte në gjumë. Ata kanë qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator dhe kanë dalë sërish nga hyrja kryesore e pallatit. Policët kanë shpjeguar se janë përshëndetur me autorët, të cilët kanë hipur në një autoveturë duke u larguar. Mësohet se Derstila dhe Budani u janë përgjëruar prokurorëve që të mos arrestoheshin në këmbim të bashkëpunimit. Megjithatë, prokuroria ka lëshuar urdhrin e ndalimit dhe që nga ky veprim ata nuk kanë bashkëpunuar, madje në gjykatë ndryshuan edhe deklarimet.
Gjykata: 60 ditë burg për Çapen dhe Jaçen, të verifikohen alibitë
Prokuroria dhe policia duhet të mbledhin prova për 60 ditët e ardhshme për të faktuar akuzën e vrasjes ndaj të arrestuarve Florenc Çapja dhe Arben Jaçe, që akuzohen për ekzekutimin e dyfishtë të ndodhur paraditen e së mërkurës më 15 gusht në qytetin e