E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e krenarisë dhe paqes!

Kjo festë, kremtohet në përfundim të 30 ditëve të agjërimit dhe pasohet më pas me festën e Kurban Bajramit, pas rreth dy muaj e 10 ditë.

Rreth orës 06:34 minuta, myslimanët nga e gjithë Shqipëria dhe trojet shqiptare u tubuan nëpër xhami dhe sheshe publike për të falur namazit e Bajramit. Festa vjen pas një muaji agjërimi e lutjesh për muajin e shenjtë të Ramazanit, muaj ky kur i ka zbritur Kuranit me anë të Xhibrilit, Profetit Muhamed.

Kjo ditë festohet në të gjithë botën në të njëjtën kohë. Profeti i myslimanëve ka këshilluar ndjekësit e tij që në këtë ditë, ose më përpara saj, që të japin për të varfrit, në mënyrë që të gjithë bashkohen rreth festës. Në Tiranë, namazi i Bajramit u fal në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku pavarësisht hapësirës së gjerë, sërish pat vështirësi për besimtarët në gjetjen e vendit për t’u falur.

Në muajin e shenjtë të Ramazanit kremtohet edhe Nata e Kadrit, natë kur nisi të zbriste Kurani. Kur flasim për natën e Kadrit, duhet të parafytyrojmë një natë të qetë në muajin e shenjtë të Ramazanit, në të cilën profeti Muhamedi (s.a.s.) meditonte i vetëm në shpellën Hira duke iu lutur Zotit që ta drejtonte dhe t’i tregonte rrugën e drejtë. Atë natë i zbriti kryeengjëlli Xhebrail dhe kumtoi urdhrin: “Lexo me emrin e Zotit që të krijoi...” (sure Alak, 1-5).

Sipas fesë Islame, Allahu në këtë natë e zbriti Kur’anin famëlartë nga Leuhi Mahfudhi (pllaka e ruajtur mirë tek i Madhi Zot) për në Bejtul Izeh, që është në qiellin e dynjasë. Kur’ani i shenjtë pra, filloi t’i zbriste pejgamberit (a.s.) natën e Kadrit dhe më pas sipas kohës dhe situatës vazhdoi t’i zbriste pjesë-pjesë për afro 23 vjet. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-08-19 08:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›