E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjaft: Partitë të konkurrojnë me programe

“Mjaft” ka protestuar përpara parlamentit për fushatën e dhunshme elektorale. Me sloganin “Fushatë e Minuar“, të rinjtë e Mjaft-it u kanë bërë thirrje partive politike që të zbusin tonet dhe të konkurrojnë me programe. 

TIRANE- Lëvizja “Mjaft”, ka protestuar për mënyrën se si po menaxhohet fushata elektorale. Përpara Parlamentit me pankarta në duar ku dukej qartë slogani “Fushatë e minuar”, të rinjtë e Mjaftit kanë kërkuar që partitë politike të zbusin tonet e ashpra dhe të konkurrojnë me programe. “Një fushatë që tashmë është totalisht e dështuar, një proces zgjedhor që dita ditës po dështon por c’është më e keqa që po bëhet dita ditës më i dhunshëm. Deri më tani kemi tre vrasje gjhatë kësaj fushatë gjë që nuk kishte ndodhur në tranzicionit shqiptarë më përpara. Ndërkohë që bombardohemi nga mëngjesi deri në darkë me lidera politik të cilët flasin për ndryshimin, ne nuk e duam këtë lloj ndryshimi. Bombardohemi me demagogjinë NATO dhe BE nga salla luksoze televizionesh, ajo c’farë ndodh në terren është vrasje rrahje dhe abuzim në mënyrë të vazhdueshme me njerëzit e zakonshëm. Asnjë jetë njerëzore nuk është e barazvlefshme me cdo lloj procesi zgjedhorë”- theksoi kreu i lëvizjes Mjaf Leart Kola.
Sipas lëvizjes Mjaft, fushata elektorale që po bëjnë partitë është e denjë për vendet e botës së tretë dhe jo për një Shqipëri që synon anëtarësimin për në Bashkimin Europian. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›