Haradinaj Bramerc Nuk eshte vrare asnje deshmitar

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Serzh Bramerc, deklaroi në Beograd se asnjë dëshmitar që është thirrur të dëshmojë në procesin kundër Ramush Haradinajt nuk është vrarë. “Mendoj se ekziston një hutim i madh dhe i dëmshëm në opinion. Asnjë dëshmitar që e ka dëgjuar Prokuroria ose i cili gjendet në listën e dëshmitarëve në rastin kundër Haradinajt, nuk është varë” - tha Bramerc në konferencën e përbashkët për gazetarë te marten me presidentin e Serbisë Boris Tadiq, pas bisedimeve që zhvilloi me prokurorin Vukçeviq.