Vrasja e Tahirit, "arrest në burg" për dy efektivët e policisë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “Arrest me burg” për dy efektivët e policisë Fatmir Hoxha dhe Kastriot Kosturani të cilët shoqëronin kryekomisarin Adem Tahiri, ditën që ai u vra.
Në seancën e cila u zhvilluar me dyer të mbyllura, togat e zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda pranuan kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg dy oficerët e policisë.
Prokurori i çështjes edhe pse e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e dy efektivëve të policisë, kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” me akuzën për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar vrasjen.
Ndërkohë, në konkluzionin e hetimeve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm thuhet se dy efektivët e policisë kanë pasur mundësi për të parandaluar vrasjen e shefit të tyre, Adem Tahirit, por nuk kanë kryer asnjë veprim jo vetëm para ngjarjes, por edhe pasi kishte ndodhur ajo për të arrestuar autorin Ilir Xhakjen.
Shefi i komisariatit të Shijakut Adem Tahiri u vra pasditen e 13 shtator në Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli për “armëmbajtje pa leje”. Policia identifikoi menjëhërë autorin, Ilir Xhakja i cili u la në burg pak ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.