E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi takon Ramën: Integrimi të jetë objektiv kombëtar

Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi. Në një prononcim për mediat, pas daljes nga selia rozë, ambasadori Sequi e ka cilësuar si konstruktiv takimin me kreun e PS-së.
 

“Ne diskutuam për situatën aktuale në vend duke marrë parasysh që Komisioni Europian do të nxjerr raportin e progresit për Shqipërinë. Takimi ishte konstruktiv dhe do të thoja si zakonisht” tha ambasadori.
 

Ai gjithashtu ka vlerësuar rolin e opozitës për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. "Vura re vullnetin e opozitës për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe jam i sigurtë që në të ardhmen opozita do të luajë një rol progresiv dhe konstruktiv për të ecur përpara drejt integrimit” shtoi Sequi.

I pyetur në Gjykatën e Lartë, ambasadori Sequi është shprehur optimist se palët politike në vend do të gjejnë zgjidhje. "Unë dua të përsëris atë që sapo thashë, që opozita edhe në të kaluarën ka luajtur një rol konstruktiv në rrugën drejt BE-së. Unë e kam thënë që integrimi në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar, është një objektiv i të gjithve. Unë e kam ndjekur debatin që është bërë në Shqipëri gjatë gjithë këtij viti. Reformat e rëndësishme si ajo zgjedhore dhe Avokati i Popullit ishin në fund të sukeseshme. Unë jam një njeri që kam besim në ndërgjegjësimin e politikës që integrimi është një prioritet për Shqipërinë dhe kjo do të mbetet në qendër” shtoi Sequi.

Ndërkohë muajin tjetër, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin për Shqipërinë ku pritet të jepet një përgjigje nëse vendi ynë do ta marrë ose jo statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›