Vrasja e amerikanëve, zbulohen detaje të reja për kosovarin

Mediat zbulojnë detaje të tjera për identitetin e kosovarit Arid Uka që vrau në Gjermani dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë.
Informacionet më të fundit vijnë për nofkën e tij të vërtetë në facebook, të cilat qarkullojnë në mediat gjermane.
I lindur dhe i rritur në Gjermani, Aridi besohet se e ka ndërruar kohët e fundit edhe emrin e tij në profilin në facebook, si Abu Reyyan.
Sipas mediave postimet që Uka ka bërë në profilin e tij janë të ndërlidhura me mesazhe të ekstremistëve islamikë, përfshirë edhe mesazhe të liderit të Al Qeadas, Osama Bin Laden.
Në disa komunikime, po në faqen e tij në internet, ai ka komentuar edhe në gjuhën shqipe, ndërsa në profilin e tij tregohet se ai jeton në Frankfurt të Gjermanisë, vendi ku edhe ndodhi krimi të mërkurën mbrëma.