E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e argjendarit, kosovari mbetet 1 muaj në qeli

Vendimi është marrë të dielën nga Gjykata e Tiranës për shtetasin Nexhat Mulaj, 27-vjeç, i ndaluar tri ditë më parë në kryeqytet.

Ai dyshohet si autor i vrasjes me tre plumba pistolete të shtetasit Rrapo Sinaj, 61-vjeç, ngjarje e ndodhur më 21 tetor të këtij viti.

Për ngjarjen u shoqëruan rreth 60 persona, por policia mendon se e ka gjetur tashmë autorin e krimit. Në fakt, 27-vjeçari ka hyrë për të grabitur në argjendari, por shitësi ka rezistuar duke u përleshur me të, përleshje cila qe fatale për 61-vjeçarin. /Start/

                                                                                             2011-10-31 09:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›