E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helena Kadare: Per shkak te Ismailit hoqa dore nga te shkruarit

Prej disa ditesh mediat e shkruara pa lene pas dhe ato televizive kane pasur ne qender te tyre librin me kujtime i Helena Kadarese, botuar fillimisht ne France vitin e shkuar. "Kohe e pamjaftueshme" erdhi ne shqip nga Botimet "Onufri" dhe eshte nje thesar i vertete me fakte, deshmi, letra, fotografi, dhe kujtime mbi personazhe, takime e biseda...

Ky liber rrefen gjithe jeten e kaluar se bashku mes Helenes dhe Ismail Kadarese qe nga njohja e tyre e deri ne ditet e sotme. Aty rrefehen qe nga castet me intime familjare e deri tek heqja dore e te shkruarit nga Helena dhe pasioni per perkthimin. Gazeta "Koha Jone" ka perzgjedhur sot nje fragment kujtimesh dhe ndikimesh qe Helena ka pasur per heqjen dore te "penes" dhe pasionin e saj per perkthimin.

Nje tjeter stil jete!

Pas dy stuhive te forta qe kaloi bota shqiptare po krijohej pershtypja se jeta po normalizohej serish. Shenja e pare dhe me e sigurt ishin seancat e mengjesit te punes se Is ne kafenene Rostand. Ato u bene prape te rregullta si me pare. Doruntina e vogel rritej. Adriani, femija i dyte i Greses, i vetmi qe s'dinte asgje nga ato qe kishin ndodhur, ende nuk kishte lindur. Romani im i fundit, "Nje grua nga Tirana", pas botimit ne France dhe ne Holande, kishte dale edhe ne Athine.

Kam folur fare pak kalimthi per librat e mi, jo per tu treguar modeste, as sepse e kam quajtur letersine si dicka anesore ne jeten time, por per nje tjeter arsye. Duke dashur letersine qysh nga femijeria me nje perkushtim te rralle, pasioni im per te shkruar, gjate viteve pesoi nje terheqje, apo me sakte, nje frenim te vetedijshem. Dhe shkaku merret me mend: prania zoteruese e Is. Mendoj se ky pasion u realizua tek une jo vetem duke marre gjithnje, edhe pse kursyeshem, me krijimtari letrare, por duke u bere dite pas dite nje ndihmese e tij ne pergatitjen e tej stilit letrar. Nje rol vendimtar per kete angazhim luajti edhe qendrimi ne France, ku ai vazhdonte te shkruante si perhere vetem me dore. Ne keto rrethana u detyrova te merrja persiper shtypjen e doreshkrimeve ne kompjuter. Gjate gjithe kesaj kohe, kisha qene pjesemarrese ne gezimet dhe hidherimet e tij, nje pjese te te cilave i kishim perjetuar ngushtesisht bashke, per te mos thene se kishte raste qe une kisha qene me e ndjeshme se ai. Ishin vajzat ato, vecanerisht Gresa, e cila me menyrat e saj, me takt, por mbi te gjitha me shume dashuri ma kujtonte kete menjanim te vetvetes.

Jo rrallehere, ne intervistat qe me jane kerkuar ( i kam kufizuar sa kam mundur edhe ato, pa mundur t'iu largohem te gjithave), qellonte qe pyetja e pare te lidhej pikerisht me ndikimin e mire apo te keq te Is ne kete fushe. Shumica e intervistuesve, duke me permendur prodhimtarine e vrullshme te viteve te rinise, nuk e fshihnin mendimin se une isha "sfurmuar' nga hija e rende e Is, duke me perifrazuar aq shpesh proverbin e njohur te pemeve te rritura nen hijen e lisit te madh etj,.etj., si keto, sa kohe qe shume te tjere ma thoshin hapur mendimin se une isha sakrifikuar per hir te tij.

Mendoj se kjo nuk ka qene ne thelb e vertete. Ndikimi i tij tek une ka qene i padiskutueshem natyrisht, por nuk mund te them kurrsesi se kjo gje me ka penguar. Ai me ka bere keq vetem ne qofte se berje keq mund te quhet vetepermbajtja. Vetepermbajte per te mos shkruar gjera qe s'duhej, ose me sakte s'ka qene nevoja te shkruheshin. Is ka qene shume serioz ndaj pasionit tim te kahershem ndaj letersise dhe nuk ka abuzuar asnjehere me pozicionin e tij superior ndaj meje, si "dishepulle" e tij. Kjo ka ndodhur vetem njehere, atehere kur me dergoi letren e famshme nga Moska, te cilen sic e kam shpjeguar, e ka pranuar ne cast se e kishte bere pa sinqeritet dhe i shtyre nga motive jashte letrare. Mirepo kjo nuk ishte perseritur me kurre. Ai nuk kishte ndonje mahnitje, apo te themi, ndonje pelqim te tepruar per ato qe une shkruaj. I shihte me dashamiresi, por pa munguar kurre te ma thoshte ate qe mendonte. Kjo ishte dhe arsyeja qe, sic e kam thene edhe me lart, ia pranoja verejtjet pa ndonje acarim apo qejfmbetjet, saqe kisha besim te palekundur ne gjykimin e tij. Nje gje, per te cilen i kam qene mirenjohese perhere, ka qene fakti se ai, i shquar per humor, disa here te rende, nuk me ka plagosur kurre, duke bere qofte dhe aludimin me te vogel nenvleftesues per ato qe une shkruaja. Kam qene jashtezakonisht e vemendshme ne kete pike dhe, ne caste acarimi mes nesh thosha me vete: prite tani kur te me fyeje per shkrimet.

Kjo nuk ndodhi kurre.

Madje me ka qelluar qe, ne konkurse te ndryshme letrare, kemi marre qe te dy cmime dhe, kur dikush nga rrethi yne ka dashur te na ngacmoje per kete "perkim", ka qene ai i pari, qe i ka cuar gjerat ne vend, natyrisht me stilin e tij te njohur pikant.

Sic me tha njehere, shkrimet qe beja ai i merrte seriozisht, ashtu sic merrte seriozisht deshirat e mija si grua, pasionin per te dekoruar shtepine, per t'u veshur bukur per te bere festa dhe gjera te ketij lloji.

E vetmja gje qe nuk e kam cmuar asnjehere, ishte deshira ime per tu marre me perkthime. I gjithe ky proces i dukej kohe e humbur, nderkohe qe, sic thoshte, kisha kaq shume gjera te tjera, ku e ku me te rendesishme per tu bere. Ndryshe nga cmendonte ai, marrja e kohepaskohshme me perkthime perbente per mua nje kenaqesi, madje dhe nje lloj clodhje qe ai nuk e kuptonte dot. Se pari, librin qe merrja per ta perkthyer, e zgjidhja sipas shijeve te mija, pra nje liber qe e doja. Nga ana tjeter, vete procesi i perkthimit, loja e gjetjeve te fjales, e stilit qe ti pershtatej origjinalit, me eshte dukur perhere nje gje zbavitese. Keshtu te gjitha librat e perkthyer, jam perpjekur ti bej jashte syve dhe vemendjes se tij, se shumti kur ai mungonte. Nje dite kur Gresa hyri papritur ne dhomen ku punoja dhe une instinktivisht bera levizjen e fshehjes se librit qe kisha nder duar, ajo me tha ne te qeshur: po punon ne te zeze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›