Vrasja e biznesmenit, 40 të shoqëruar. Grupi hetimor: Pista kryesore, konflikti për drogën
DURRES – Policia e Durrësit ka shoqëruar 40 persona në lidhje me vrasjen e biznesmenit Plaurend Cani, një ditë më parë në qytetin bregdetar. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se pista kryesore e hetimit është mundësia e ndonjë konflikti të mundshëm të biznesmenit në Itali, në lidhje me trafikun e drogës. Ndërkohë autoritetet shqiptare presin informacione nga policia italiane në lidhje me aktivitetin e Plaurent Canit në shtetin fqinj.
Burime nga policia e qytetit bregdetar konfirmojnë se në aktivitetin e viktimës në fushën e ndërtimit është verifikuar se nuk ka pasur konflikte. Hetimet po zhvillohen nga prokuroria e Durrësit dhe drejtoria e krimeve të rënda në policinë e qarkut, ku po merren në pyetje persona me të cilit Plaurent Cani ka qëndruar jashtë vendit.
40-vjeçari Plaurend Cani, biznesmen në fushën e ndërtimit, është ekzekutuar me katër plumba, dy në kokë e dy në zemër, gjatë një atentati të mirëorganizuar të tipit mafioz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të së hënës, në sektorin “Teuta” në plazhin e Durrësit, pak metra larg themeleve të një pallati që po ngrihej nga biznesmeni, i mbërritur në Durrës kohët e fundit nga Italia.
Policia e qytetit bregdetar bëri me dije se 2 persona të maskuar që lëviznin me motor e kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë 40-vjeçarin dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.
Plaurend Cani, baba i tre fëmijëve të mitur, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia, ndërsa mësohet se ai ishte dënuar në vitin 2006 në këtë vend për trafik droge. 40-vjeçari ka qenë duke pirë kafe me shoferin dhe disa prej punonjësve të tij. Biznesmeni është transportuar në spital në gjendje të rëndë, por ka ndërruar jetë disa minuta më pas.
Nga ndërtimi i skenës së krimit, hetuesit janë të bindur se ka qenë një atentat i tipit mafioz dhe vrasja është bërë nga njerëz me pagesë. Autorët e kanë ruajtur për disa ditë viktimën, kanë pritur me kujdesin më të madh që në tavolinë të kishte sa më pak persona, për të mos shkaktuar viktima të tjera. Precizioni i lartë i qitësit, tregon se autori ka qenë i stërvitur, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore thekson se viktima është qëlluar nga një distancë prej 2 metrash.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vrasja e biznesmenit në Durrës, dëshmia: E kishin bërë 'sallatë' nga plumbat