E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedagogë e studentë të Ekonomikut në protestë për godinën pranë fakultetit

TIRANE - Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë kanë protestuar kundër një objekti i cili është ndërtuar fare pranë godinës ekzistuese ku studentët prej vitesh studiojnë. Ata kanë bojkotuar vetëm për ditën e sotme dhënien e provimeve por edhe mbrojtjet e diplomave.

Pankarta të varura në pjesën e përparme të fakultetit i bëjnë thirrje qeverisë, bashkisë por edhe Inspektoratit Ndërtimor të ndërhyje për të mbrojtur studentët e këtij fakulteti si dhe të zhbëjë këtë padrejtësi. Ata deklarojnë se ky objekt ka cënuar hapësirat publike por edhe ndërtuar edhe pa një leje përkatëse.

Por pas protestës i menjëhershëm ka qenë reagimi i administratorit të objektit që është ngritur fare pranë godinës së fakultetit të ekonomisë. Ai deklaron se ka marrë leje për zhvillimin e pronës së tij dhe me vendimin e ndërmjetëm që gjykatat ka dhënë ai e ka ndërtuar pronën. Por sërish gjyqi vijon me Rektoratin e Tiranës për lejen e ndërtimit që ky objekt ka marrë dhe që mban vitin 2004.

Pavarësisht fakteve drejtues të Fakultetit të Ekonomisë deklaruan se nëse nuk ka një zgjidhje për këtë situatë do të bojkotojnë mësimin në muajin tetor.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›