E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e biznesmenit ende pa autor

Asnje autor per ekzekutimin e biznesmenit Gentian Gashi ne qytetin e Durresit. Ende mbetet mister edhe motivi i vrasjes se 35-vjecarit pronar i disa firmash ndertimi dhe biznesesh te tjera ne kryeqytet. Mesohet se policia i ka shtrire hetimet ne dy pista ate te vrasjes per ndonje konflikt te mundshem per shkak te punes dhe bizneseve ndersa pista e dyte eshte ajo per larje hesapesh nga grupe apo persona rivale. Gashi i njohur ndryshe edhe si Gentian Zguri vite me pare ka qene i denuar nga policia italiane per trafik droge. I riu nga Tirana eshte qelluar per vdekje mesditen e se shtunes ne lagjen numer 3 te Durresit prane zyres se Tatim-Taksave. Sipas informacioneve te policise 35-vjecari kishte zbritur nga makina tip Volksvagen per te biseduar me nje person. Vetem pak minuta me pas prane tij eshte afruar nje i ri rreth te 30-ve qe e ka qelluar me pistolete ne koke. Mesohet se arma e autorit ende te paidentifikuar ishte me silenciator ndersa 35-vjecari ka gjetur vdekjen e menjehershme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›