E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet makina e eskortes se Berishes

Nje aksident i lehte ku eshte perfshire nje nga makinat e toges shoqeruese te Kryeministrit Sali Berisha u regjistrua ne afersi te Rinasit ne Tirane.Nga informacionet paraprake mesohet se makina e radhitur ne fund te eskortes se kryeministrit ka humbur kontrollin dhe ka perfunduar ne kanalet anesore te rruges.


Nga aksidenti eshte lenduar lehte drejtuesi i mjetit qe mendohet se eshte pjese e truprojave te kryeministrit. Ai eshte shoqeruar ne spital per te marre mjekimet e duhura.

Nuk ka detaje ne lidhje me shkaqet qe cuan ne aksidentin qe fatmiresisht u mbyll pa pasoja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›