E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet kupola e mafias politiko-financiare greke, arrest gazetarit

Athinë- Urdhëri për arrestimin e nje gazetari investigativ, i cili ne revisten e tij ka publikuar nje liste me rreth 2000 emra grekesh me llogari ne bankat zviceriane, midis tyre edhe disa pjestare te elitës politike dhe asaj të biznesit të vendit, ka shkaktuar reagime të forta. Ndërsa opozita, e veçanërish e majta ekstreme ka thënë se vendi qeveriset nga një oligarkli mafioze, ne mbrojtje te gazetarit investigativ kane dale me mijera gazetare, njerez te thjeshte dhe te rinj, të cilët kane krijuar edhe nje grup ne mediat sociale per mbeshtetjen e tij.
Urdhër arresti, i lëshuar nga një prokuror i Athinës për botuesin e revistës HOT DOC, Kostas Baksevanis, jepet ne nje moment kur nga njera ane qeveria greke perpiqet te zbuloje dhe te luftoje evazionin fiskal, por nga ana tjeter siç vertetohet, po shmanget zbulimi i emrave te ketyre personave qe dyshohet se kane fshehur te ardhurat e tyre dhe nuk kane paguar taksat perkatese.

I fshehur ne nje shtepi ne Athine gazetari investigativ qe akuzohet se ka shkelur ligjin per publikimin e te dhenave personale shprehet se arrestimi i tij eshte nje grusht ndaj fjales se lire. Lista e botuar nga revista greke i eshte dhene ne menyre konfidenciale nga ish ministrja franceze e Financave Kristine Legard, tashme kreu i FMN, ish ministrit grek te atehershem të financave Jorgos Papaksontandinu qysh ne vitin 2010. Por ky i fundit jo vetem qe nuk u ka ka dhene autoriteve greke, por e ka fshehur dhe me pas ja ka dhene pasardhesit te tij Evangjelos Venizellos, ndersa ne komisionin parlamentar ka theksuar se e ka humbur. Lista permban midis te tjerash emrat e disa politikaneve, pronareve te grupeve mediatike, bisnezmene te njohur ne vend.

Lajmi ka bere buje te madhe edhe ne mediat boterore midis tyre Ëall Street Journal, agjencia e lajmeve Reuters, Figaro i referohen kësaj ngjarjeje. Kreu i partise me te madhe opozitare te Radikaleve te Majte, Aleksis Tsipras ka deklaruar se Greqine gjithe keto vite e ka udhehequr nje mafie e oligarkise ekonomike, politike dhe mediatike te vendit ne bashkepunim me nje sistem politik te falimentuar.
Perpjekjet e kesaj kaste synojne pikerisht ndalimin e publikimit te kesaj oligarkie qe nuk paguan taksa, nderkohe qe populli grek eshte gjynjezuar nga masat e rrepta te kursimit-ka thene ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›