E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja dhe diegia e çiftit në Mallakastër, kapet autori i dyshuar

Mallakastër- Masakra e ndodhur para pak ditësh në Mallkastër ku një çift u vra dhe më pas u dogj duket se është zbardhur, pasi është bërë arrestimi i autorit të dyshuar.

Mësohet se është ndaluar shtetasi Xhevit Malko, i cili dyshohet se ka tentuar të grabisë kasafortën e dyqanit të tyre, por pasi nuk e ka arritur qëllimin ka vrarë dhe më pas ka djegur çiftin e bashkëshortëve Enver dhe Aishe Myftari.

Ngjarja tragjike ndodhi të enjten në komunën Qendër. Sipas policisë së mbërritur në vendin e ngjarjes ka qënë vëllai i viktimës ai që zbuloi ngjarjen, sakaq çifti jetonte vetëm edhe pse kishte 3 vajza dhe një djalë, i cili banon në Tiranë por aktualisht është në Greqi.

Zjarrëfikësit e mbërritur në vendin e ngjarjes kanë shuar flakët e një shtëpie private, teksa forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe grupet hetimore kanë nisur hetimin. Ende nuk dihen autorët e këtij krimi tragjik, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre.

Policia tha se trupat janë djegur tërësisht çka e vështirëson ekzaminimin e kufomave dhe zbardhjen e rrethanave të krimit. Banorët e zonës deklarojnë se çifti Myftari nuk ka pasur konflikte dhe se njiheshin si familje e qetë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›