E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e civilëve afganë, Klinton: Jam e shokuar

Një ditë pasi një ushtar amerikan ekzekutoi e 16 civilë afganë, Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton në një deklaratë për mediat amerikane ka shprehur keqardhjen dhe ka dënuar aktin e tmerrshëm.
 

“Më lejoni të them, se si shumë amerikanë, jam e shokuar dhe e trishtuar me vdekjen e fshatarëve të pafajshëm afganë këtë fundjavë. Ne i shprehim ngushëllimet familjeve që i humbën më të dashurit e tyre si dhe popullit afgan. Kjo nuk na prezanton neve, dhe SHBA është e përkushtuar që fajtorët të përgjigjen”, ka thënë Klinton.

Forcat e NATO-s janë vënë në gjendje gatishmërie, pas deklaratave për hakmarrje të talibanëve.

Vrasja e civilëve është dënuar njëzëri nga liderët botërorë, përfshirë edhe vetë presidentin Barak Obama.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›