E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kryeziu, zhdukje 40 mije euro"

Tirane- Miku i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhes, Ismet Kryeziu dyshohet te jete vetezhdukur. Burime nga Prokuroria e Tiranes thane dje pe dje per "Koha Jone", se pista e vetme ne te cilen jane perqendruar hetimet eshte ajo e largimit te tij me deshire. Sipas burimeve, Kryeziu iu kishte pasur borxhe te pakten kater personave, ndersa shuma e borxhit arrinte ne 10 mije euro, secilit. Nga ana tjeter burimet bene me dije se edhe deklarimet e bashkeshortes se 54 vjecarit, Anila Lelit jane kontradiktore me njera-tjetren. Pas denoncimit nga ana e saj ne Komisariatit nr 4 Tirane, per zhdukjen e 54 vjecarit, Leli eshte marre disa here ne pyetje nga ana e oficereve te Policise Gjyqesore. Ne deshmite e saj Leli ka bere me dije se kishte pasur dijeni kur largohej bashkeshorti i saj, por edhe qe nuk ka pasur dijeni. Burime nga akuza sqaruan se jane duke hetuar ne zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Zhdukja e Kryeziut u denoncua ne 19 nentor nga ana e bashkeshorte se tij Anila Leli, 29 vjece, ne Komisariat. Ne denoncimin e saj bashkeshortja e 54 vjecarit, bente me dije se ai kishte dale ne oren 18:00 te pasdites se te shtunes, ne 19 nentor te vitit te kaluar per te pire nje kafe, me dy ish-kolonele te UCK-se, Adem Shehu dhe Dilaver Goxhaj, dhe nuk ishte bere me i gjalle. Ne deklarimin e saj bashkeshortja bente me dije se kishin ardhur ne fillim te muajit nentor ne kryeqytet, per te vizituar vajzen e tyre. Per te qendruar, ata kishin zgjedhur banesen e babait te Aniles, Cezar Lila, ne rrugen "Niko Avrami" ne Tirane. Sipas deklarimeve te Liles dhe te atit te saj ne Komisariatin numer 4 te Policise se Tiranes, prej atij momenti nuk dihej asgje per vendndodhjen e Kryeziut dhe ketij te fundit telefoni celular i rezulton i fikur. Ne Shqiperi, Kryeziu eshte i njohur per arrestimin e denoncuar si politik ne vitin 1995, per akuza te spiunazhit e pergatitjes se akteve terroriste. Kryeziu shleu denimin ne burgun e Bences. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›