E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e dyfishtë në Kallamata, policia arreston 7 persona

KALLAMATA - Policia greke arrestoi 7 persona, të dyshuar për vrasjen brutale të emigrantit shqiptar Fillim (Filip) Mesaja, 35 vjec dhe djalit të tij 3 vjecar, Olgert, rreth një muaj më parë në Kallamata. 

Janë arrestuar një shqiptar, që dyshohet si autori i vrasjeve me cifte e thikë dhe 6 shtetas grekë, të njohur si anëtarë të grupeve të drogës dhe për ushtrimin e shantazheve në zonë. 

Polica ka marrë në pyetje Vasilis Varelas, person i njohur për aktivitet kriminal në Greqi, i dënuar për vrasje dhe trafik droge, për të cilin dyshon se është urdhëruesi i vrasjes, që i mori jetën emigrantit shqiptar dhe foshnjës 3 vjec.

Policia po kërkon edhe 2 vëllezërit e tij Leonidas dhe Kristos Varelas (pronarë të një palestre).

Gjatë aksionit, policia gjeti sasi droge, 2 pistoleta, dhe 4500 Euro, në pronësi të të arrestuarve. 

Sipas policisë se viktima duhet t’i ketë njohur vrasësit e tij, por ende nuk mund të thuhet shkaku i krimit makabër. 

Fillim Mesaja 35 vjec dhe djali i tij 3 vjec, u gjetën të vrarë në fund të muajit të shkuar, në makinë në fshatin Plati të Kallamatës. 35 vjecari ishte vrarë me cifte në kokë, ndërsa fëmijës i ishte prerë fyti. 

Vrasja në fjalë shokoi mbarë opinionin në Greqi, vecanërisht për faktin që viktimë u bë edhe një fëmijë 3 vjecar, i pafajshëm, por edhe sepse 35 vjecari, njihej si njeri i mirë dhe punëtor në fshatin ku jetonte prej vitesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›