Vrasja e dyfishtë në Mallakastër, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Mallakastrës pasi akuzohen për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në fshatin Belishovë. Në pranga ka përfunduar , Bajram dhe Xhevit Malkaj të cilët dyshohen se dy ditë më parë ka vrarë çiftin e bashkëshortëve Enver dhe Aishe Myftari.
Sipas policisë Xhevit Malkaj tentoi të grabiste banesën e çiftit Myftari poru pikas nga këta të fundit dhe për këtë arsye i vrau ndërsa babai i Xhevit Malkajt, Bajram Malkaj akuzohet për moskallëzim krimi
Çifti Myftari u gjet të premten në mëngjes i ekzekutuar në plumba në banesën e tyre. Pas krimit të dyfishtë autori i ngjarjes i kishte vënë flakën shtëpisë si edhe lokalit që ata kishin ngjitur me banesën.