Vrasja e dyfishtë në Mallakastër, bie në pranga autori
Policia e Mallakastrës ka arrestuar autorin e vrasjes së dyfishtë në fshatin Belishovë. Në pranga ka përfunduar 20 vjeçari Xhevit Malko, i cili dyshohet se dy ditë më parë ka vrarë çiftin e bashkëshortëve Enver dhe Aishe Myftari, raporton Ora News.
Në pranga ka rënë edhe babai i Xhevitit, Bajram Malko, i akuzuar për moskallëzim krimi.
Çifti Myftari u gjet të premten në mëngjes i ekzekutuar në plumba në banesën e tyre. Pas krimit të dyfishtë autori i ngjarjes i kishte vënë flakën shtëpisë si edhe lokalit që ata kishin ngjitur me banesën.
Pista e parë e hetimit të policisë ka qenë vrasja për grabitje, pasi familja Myftari nuk kishte asnjë konflikt në fshat.