Shënohet një tjetër vrasje, policia sërish deklaron: Ishte për motive të dobëta
Një person është ekzekutuar në një lokal në fshatin Vloçisht të Korçës. Mësohet se viktima është 58 vjeçari, Etem Hëna. Ky i fundit punonte si roje në lokalin, që ishte në pronësi të djalit të tij.
Burime të policisë thonë se vrasja mund të ketë ndodhur rreth mesnatës. Trupi i pajetë i Etemit është gjetur në mëngjes nga familjarët.
Policia thotë se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, pa sqaruar se cilat janë këto motive.
Autorët e këtij krimi nuk janë identifikuar akoma.