Lazaratasit përgjigjen për sekuestrimin e drogës, djegin makinën e oficerit të policisë
Mesnatën e së premtes është sekuestruar një sasi prej 196 kilogram drogë, që vinte nga Lazarati. Policia e Gjirokastrës u vu në ndjekje të një mjeti Renault, pa targa, që po transportonte sasinë e drogës. Edhe pse makina Renault ka shtuar shpejtësinë, për shkak të reshjeve makina është fikur. Personi që e drejtonte, një banor i Lazaratit, është larguar me shpejtësi drejt lumit Drino, duke përfituar nga errësira dhe shiu.
Por vetëm pak orë pas sekuestrimit të drogës, makina e një specialistit të antidrogës, është djegur. Bëhet fjalë për një mjet BMW të Shpëtim Kripës. A1Report thotë se agjenti, që kishte në pronësi makinën, mendohet se ka qenë pjesë e aksionit anti- drogë.
Policia tha se dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, por nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë shkëndije elektrike.
