Identifikohen autorët e vrasjes së fatorinos 17 vjeçar

Julian Çuni
Policia ka bërë me dije se ka arritur të identifikojë autorët e vrasjes së fatorinos 17 vjeçar, Julian Çuni. Ngjarja e rëndë ndodhi në një furgon të linjës Tiranë- Durrës.
Sipas policisë, autorët e krimit të rëndë janë Sulejman, Behar, Hasan dhe Klodian Morina.
Policia bën me dije se autorët e krimit jetojnë në Durrës. Por ata janë larguar nga banesa dhe policia është vënë në kërkim të tyre.
Policia ka shoqëruar rreth 10 persona në lidhje me këtë krim të rëndë.
Adoleshenti u qëllua me thikë nga autorët pas një sherri për biletën e furgonit. Mësohet se katër personat e kanë dhunuar adoleshentin pasi ai u kërkoi biletën, ndërkohë që njëri zbriti pak pasi kishte hipur në furgon.
Familjarët e viktimës thanë se ai kishte ditën e parë të punës, ndërkohë që fajësuan edhe shoferin që nuk kishte ndërhyrë në këtë ngjarje.