Vrasja e fëmijës 9-vjeçar në Mamurras, arrestohet autori i dytë
Share
Policia e Kurbinit ka mundur që të arrestojë të dyshuarin e dytë si autor të vrasjes së fëmijës 9-vjeçar në Mamurras, një muaj më parë.
Altin Shkreta, 32-vjeç, është arrestuar në aksin Fushë Krujë-Milot, teksa udhëtonte me një automjet.
Ai akuzohet se bashkë me vëllanë e tij, Alban Shkreta, që u arrestua pas krimit, vranë më 5 qershor 9-vjeçarin Indrit Llanaj, ndërsa plagosën edhe xhaxhain e tij, Muharrem Llanaj, që ishte edhe objektivi kryesor i tyre.
Sipas hetimeve të policisë, Muharrem Llanaj dhe vëllai i tij kishin rrahur barbarisht dy vëllezërit Shkreta para krimit dhe për këtë arsye këta të fundit kishin vendosur që të hakmerreshin.