Një e vdekur kërkon të ringjallet në gjykatë. Vjehrra i kishte firmosur certifikatën e vdekjes
Share
Një padi e rrallë ka mbërritur në Gjykatën e Kukësit. Një grua kërkon që të ngjallet me vendim gjykate, pasi në gjendjen civile të këtij qyteti rezulton e vdekur. Anita, me origjinë nga Tropoja, ishte martuar në këtë qytet, raporton e përditshmja Shqip. Por pas divorcit me të shoqin në fillim të viteve 2000, vjehrra e saj siç duket ia ka bërë gropën. Ajo është regjistruar si e vdekur në gjendje civile. Certifikatën e ka firmosur vjehrra dhe një mjek. Kur Anita është paraqitur pranë gjendjes civile për të marrë një dokument, është tronditur dhe ka mbetur e përlotur. Familja e ish- të shoqit nuk ka preferuar të prononcohet, duke thënë se këtë gjë do e zgjidhë drejtësia. Tani çështja është në gjykatë.