E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e dy vëllezërve, dënohet me burgim të përjetshëm Admir Tafili

Share

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burgim të përjetshëm Admir Tafilin, që akuzohej për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi në vitin 2011.

Tafili akuzohet për vrasjen e dyfishtë të Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç, që ndodhi më 18 mars në fshatin Grudë e Re, të komunës Rrethina.

Dy vëllezërit e ish shefit të krimeve të rënda në Shkoder, Prel Pjetrushi, u qëlluan me breshëri armësh dhe mbetën të vdekur në një pritë të organizuar në rrugën kryesore të fshatit.

Në mars të 2011, Admir Tafili u arratis nga burgu, ku vuante dënimin për plagosje dhe kreu vrasjen e dy vëllezërve si hakmarrje ndaj vrasjes së babait.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›