Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Bardhi: SPAK të hetojë ministrat e Brendshëm dhe drejtuesit e Policisë nga viti 2023 e në vazhdim

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të hetojë rolin dhe përgjegjësie e ministrave të Brendshëm dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit nga viti 2023 në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi akuzon për veprime të paligjshme dhe shpërdorim detyre që, sipas tij, çuan në vrasjen e gjyqtarit.
“Deri dje ishim në përgjegjësinë politike që kishte ministri i Brendshëm për sigurinë në gjykata. Sot pasi u përpoq të manipulojë përgjegjësinë e Policisë së Shtetit dhe të vërtetën e ngjarjes, ministri i Brendshëm ka treguar papërgjegjshmëri institucionale, mungesë minimale të ndjeshmërisë shtetërore dhe njerëzore, të cilat e bëjnë dorëheqjen më urgjente se kurrë”, shkruan Bardhi.
Sipas Bardhit, Policia e Shtetit ka neglizhuar kryerjen e detyrës, sa i përket masave që duhej të ishin marrë për të garantuar sigurinë në gjykata.
“Neglizhenca në kryerjen e detyrës së Policisë së Shtetit bëhet edhe më keq, kur shikon sot korrespondencën zyrtare ndërmjet Këshillit të Lartë Gjyqësor – Policisë së Shtetit – Ministrisë së Brendshme. Këshilli i Lartë Gjyqësor i bën thirrje Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë në gjykata për shkak të rasteve të shtuara të gjyqtarëve që kërcënohen në kryerjen e detyrës, dhe me papërgjegjshmëri më të madhe, ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit refuzojnë të përballen me përgjegjësinë ligjore me argumentin “nuk kemi burime njerëzore të mjaftueshme“, thekson Bardhi.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje një ditë më parë (7 tetor) në sallën e gjyqit në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nga Elvis Shkambi, i cili ishte palë në një proces gjyqësor për konflikt pronësie.
Postimi i plotë i Bardhit:
Ditën e djeshme pas ngjarjes së tmerrshme dhe tronditëse të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit dhe në krye, fillimisht kryeministri dhe më pas ministri i Brendshëm, gënjyen publikisht opinionin publik, duke fshehur rolin e Policisë së Shtetit në sigurinë e gjykatave.Kryeministri foli për roje private, ndërsa ministri i Brendshëm për të manipuluar opinionin e gjerë publik që me të drejtë bëri pyetjen “si arriti një person i armatosur të hynte në ambientet e gjykatës”, gënjeu publikisht duke deklaruar se Policia e Shtetit nuk është në bazë të ligjit asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrjeve dhe daljeve në gjykata.
Kjo është një GËNJESHTËR!
Është dezinformata që synon mbulimin penal të së vërtetës për ngjarjen e rëndë, ku doli në dritë se sa të pasigurt janë qytetarët, përfshirë gjyqtarët në vendin e tyre të punës, nga drejtimi i gabuar i Policisë së Shtetit.
Sikur Këshilli i Lartë Gjyqësor të ketë bërë publik sot, sipas legjislacionit në fuqi, vendimin nr.333, datë 28.4.2010 të Këshillit të Ministrave “Për ruajtjen dhe sigurinë e ndërtesave shtetërore” dhe vendimin nr.538, datë 8.7.2020 “Për të përcaktuar kriteret dhe procedurat për garantimin e sundimit të sigurisë në gjykata dhe prokurorë”, Policia e Shtetit ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Për çdo profesionist, apo edhe qytetar, që ka qenë në Gjykatën e Apelit, ka konstatuar se në regjimin hyrës-dalje janë gjithmonë të pranishëm punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët ushtrojnë kontroll fizik për deputetët kur hyjnë në ambientet e gjykatës, por nuk e kanë bërë ndaj vrasësit.
Gënjeshtra e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm nuk është thjesht dezinformim apo manipulim, por një akt i lartë papërgjegjshmërie që tregon mungesën minimale të ndjeshmërisë ndaj aktit të rëndë që ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.
Neglizhenca në kryerjen e detyrës së Policisë së Shtetit bëhet edhe më keq, kur shikon sot korrespondencën zyrtare ndërmjet Këshillit të Lartë Gjyqësor – Policisë së Shtetit – Ministrisë së Brendshme. Këshilli i Lartë Gjyqësor i bën thirrje Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë në gjykata për shkak të rasteve të shtuara të gjyqtarëve që kërcënohen në kryerjen e detyrës, dhe me papërgjegjshmëri më të madhe, ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit refuzojnë të përballen me përgjegjësinë ligjore me argumentin “nuk kemi burime njerëzore të mjaftueshme”.
Manipulimi i së vërtetës nga ministri i Brendshëm ka vijuar edhe më tej, kur ka deklaruar se Policia e Shtetit ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin. Imazhet e bëra publike nga mediat sot dëshmuan krejtësisht të kundërtën. Ai ishte autori i këtij krimi të rëndë duke u bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit që ta arrestonin. Pra nuk ishte ndërhyrja e Policisë, por vetëdorëzimi, që çoi në arrestimin e autorit.
Deri dje ishim në përgjegjësinë politike që kishte ministri i Brendshëm për sigurinë në gjykata. Sot pasi u përpoq të manipulojë përgjegjësinë e Policisë së Shtetit dhe të vërtetën e ngjarjes, ministri i Brendshëm ka treguar papërgjegjshmëri institucionale, mungesë minimale të ndjeshmërisë shtetërore dhe njerëzore, të cilat e bëjnë dorëheqjen më urgjente se kurrë.
U bëj thirrje prokurorëve të SPAK që të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vazhdim, të cilët me veprimet e tyre jo të ligjshme kanë shpërdoruar detyrën me pasoja shumë të rënda siç është vrasja e një gjyqtari në detyrë.
/rtsh.al/