Vrasja e gjyqtarit, vlonjatët tubim kundër krimit
VLORË- Ka nisur në Vlorë tubimi qytetar për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi pak ditë më parë.
Pjesëmarresit në këtë tubim, mes të cilëve edhe familjarë të gjyqtarit, miq dhe kolegë janë duke marshuar në drejtim të vendit ku ndodhi vrasja.
Marshuesit do të përshkojnë në heshtje rrugën nga sheshi i Flamuri drejt Skelës.
Qytetarë të shumtë dhe famijarë me foto e gjyqtarit ë vrarë në duar dhe parrullat ‘Bashkë kundër krimit’ ‘Duam drejtësi’, ‘Në burg kriminelët’, kërkojnë drejtësi për të vrasjen e njeriut të tyre, në zemër të qytetit të Vlorës.
Tubimi i sotëm nën moton 'Kundra krimit' u iniciua nga një thirrje në internet nëpërmjet të cilit u sensibilizuan qindra qytetarë.
Kur ka kaluar një javë nga ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, 33-vjecari babai i dy fëmijëve, ende nuk ka asnjë autor.
(e.m/BalkanWeb)