‘Gërdeci’, rrëzohen kërkesat e Delijorgjit
TIRANE-Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesat e Mihal Delijorgjit, një prej të pandehurve për tragjedinë “Gërdeci”, prane Vores, 15 km larg nga Tirana, ku me 15 Mars 2008 shpertheu ne flake duke shkaktuar 26 te vdekur e dhjetra të plagosur.
Delijorgi në kërkesat e tij kërkoi nepërmjet avokatit që të thirret për dëshmi Patrik Henry, ndërkohë që Gjykata i theksoi se janë dërguar disa letërporosi për administratorin e SAC.
Kërkesa e radhës ishte thirrja e 5 ekspertëve amerikanë për të shqyrtuar provat. Gjykata sqaroi se në hetimin e ngjarjes morën pjesë dhe ekspertë të huaj, ndaj kjo kërkesë rrjedhimisht nuk qëndron më.
I pandehuri kërkoi gjithashtu dhe rrëzimin e akt-ekspertimeve të kryera, ndërkohë që trupi gjykues sqaroi se kjo kërkesë është e pabazuar në ligj.
Delijorgji pretendon se për Gërdecin, bëhet fjalë për një sabotazh dhe kërkon të pyetet NATO nëse ka patur informacione lidhur me këtë dyshim të tij. Trupi gjykues sqaroi se nuk ka kompetenca ligjore të kryejë në një seancë të vetme këtë kërkesë të Delijorgjit.
Edhe në seanca të shkuara, Delijorgji nuk ka pranuar fajin për tragjedinë e Gërdecit. I pandehur ka heksuar vazhdimisht përgjegjësia e tij e vetme në lidhje me fabrikën e demontimit të armëve ka qënë vetëm ajo financiare dhe jo ajo teknike.
Përballë pretendimeve të të pandehurve se shpërthimi ishte një sabotazh dhe i organizuar, Prokuroria në bazë të hetimeve dhe eksprtizave të kryera në terren pohon se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një saldimi të një karroce në afërsi të fabrikës së demontimit të armëve, nga ku shkëndijat e saldatrices ndezën barutin e shpërndarë në fabrikë.
Tragjedia
Nga tragjedia më e rëndë e periudhës post-komuniste në Shqipëri, ajo e Gërdecit tashmë kanë kaluar 3 vjet. Më 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gërdec, 15 km larg nga Tirana shpërtheu fabrika e demontimit të armëve. Nga shpërthimi gjetën vdekjen 26 persona, me të cilëve gra e fëmijë, ndërsa u shkatërruan dhjetra banesa e biznese.
Gjyqi për shpërthimin tragjik të fabrikës së demontimit në Gërdec që mori jetën e 26 njerëzve të pafajshëm, prej më shumë se një viti po zhvillohet në gjykatën e Tiranës.
Mes 29 të pandehurve në këtë proces, të akuzur si përgjegjës kryesorë janë ish- bosi të Albademil Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli ish- drejtor i fabrikës së demontimit në Gerdec, Ylli Pinari ish kreu i MEICOS dhe Sokol Ngjeci ish mbikqyrësi i MEICO-s. Të gjithë të pandehurit sot gjykohen në gjëndje të lirë.
(d.b/BalkanWeb)