Alarmi i OBSH për poliomelitin, Vasili apel bluzave të bardha
TIRANE-Organizata Botërore e Shëndetësisë është në alarm për rastet me poliomelit që janë shfaqur në Kinë. Pikërisht për këtë arsye, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili u ka kërkuar mjekëve shqiptarë vëmendje maksimale ndaj kësaj sëmundjeje. "OBSH njofton për raste me poliometit në Republikën e Kinës. Bëhet fjalë për virusin e egër invalidizues të poliomelitit shfaqur me paraliza flakside, karakteristike të poliomelitit. Kjo shfaqe poliomeliti është e lidhur me rastet e vërejtura, jo të pakta në Pakistan. Kjo gjë ka bërë, që OBSH të indikojë një nivel alerti të rritur (vëmendje maksimale), për kontrollimin e skemës së vaksinimit ndaj poliomelitit, të rritet niveli i survejancës për rastet që kanë të bëjnë me poliomelitin, rregulla të cilat do ndiqen me përparësi edhe nga ne", - ka thënë Vasili. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për kufizim të lëvizjeve me këtë vend, por për një sistem përkujdesi në mënyrë që të mos ketë rrezik. Ai ka shtuar se ne jemi edhe në krye të listës së vendeve që kanë një mbulim shumë të madh dhe vaksinim rigoroz të të gjithë popullatës ndaj kësaj sëmundjeje. Deklarata është bërë dje gjatë një konference për shtyp ku ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se OBSH ka akredituar laboratorin qendror virologjik pranë Institutit të Shëndetit Publik. Që vdo të thotë se tashmë ekzaminimet e këtij laboratori janë të certifikuara ndërkombëtarisht.
Simptomat
Temperaturë e vazhdueshme
Lodhje dhe këputje
Dhimbja e kokës
Të vjella
Mpirja e qafës
Mpirja e gjymtyrëve
Zakonisht prek fëmijët nën 5 vjeç.
(d.b/BalkanWeb)
Simptomat
Temperaturë e vazhdueshme
Lodhje dhe këputje
Dhimbja e kokës
Të vjella
Mpirja e qafës
Mpirja e gjymtyrëve
Zakonisht prek fëmijët nën 5 vjeç.
(d.b/BalkanWeb)