E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e ish agjentit te SHISH Isa opa eshte bere per shkak te detyres

Vrasja, gjymtimi dhe djegia e zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës Isa Çopa është bërë për shkak të detyrës.  Ky është konkluzioni që kanë nxjerr grupi hetimor i policisë së shtetit dhe prokurorisë së Durrësit, bazuar edhe në ekspertizën e ardhur nga Gjermani për të ndjerin Çopa, dosja e të cilit tashmë ka kaluar për hetim pranë Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë. Lajmi konfimrohet nga burimet e “ABC News” pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku pak ditë më parë është bërë një analizë e hollësishme të provave dhe fakteve të grumbulluara për ngjarjen e 24 tetorit 2012 të ndodhur në Durrës. Ku në përfundim të saj, është arritur në konkluzion se drejtuesi i zyrës së kundër spiunazhit në Durrës, është vrarë për shkak të detyrës dhe dosja duhet të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këta të fundit, pak ditë më parë kanë rihapur hetimet edhe për vrasjen e deputetit të Partisë Socialiste në Roskovec të Fierit, Fatmir Xhindin. I ekzekutuar pranë banesës së tij në maj të 2009-së. Si dhe për vrasjen e shtatorit të 2011 ku u ekzekutua me bombë gjyqtari Skerdilajd Konomi në qendër të Vlorës.  Sipas prokurorisë, hetimet kanë rinisur me ndihmën edhe të agjentëve të SHISH-it, të cilët janë angzhuar në rrugë operative për mbledhjen e provave dhe fakteve të reja. Sipas prokurorisë, po rivlerësohen të gjitha provat e siguruar menjëherë pas ngjarjes dhe të dhënat e vlefshme për zbardhjen e autorsisë së këtyre vrasjeve.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, gjithashtu saktësoi se të gjitha vrasjet ndaj funksionarëve të shtetit janë rihapur dhe po rivlerësohen të gjitha provat e mundshme. Mes tyre edhe ndaj atentatit të dështuar me tre plumba ndaj ish-drejtuesit të SHISH-it në Durrës, Eduard Dako që mbeti i plagosur me tre plumba mbrëmjen e 30 nëntorit 2012. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›