E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia emeton eurobondin e pare

Pas marrjes se te gjithe autorizimeve nga Kuvendi i Shqiperise pak dite me pare Ministria e Financave ka vendosur te marten te hyje ne treg per te emetuar Eurobondin e pare te vendit. I udhehequr nga dy nga bankat e njohura per transaksione te emetimit te titujve sovrane JP Morgan dhe Deutsche Bank ankandi i Eurobondit pritet te perfundoje brenda kesaj jave.

Ministria e Financave njofton se pret nje pjesemarrje te larte te institucioneve financiare nderkombetare qe mund te perfshijne fonde investimesh banka shoqeri pensionesh e sigurimesh. Burimet zyrtare thone se asnje pjese e Eurobondit nuk do te shkoje per te financuar deficitin buxhetor te ketij viti dhe se pjesa me e madhe e tij do te perdoret per te shlyer para kohe kredine sindikale te marre ne maj te vitit te shkuar.

Sasia e mbetur e parave do te shkoje per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme afatshkurter te marre ne tregun e brendshem. Autorizimi per Eurobondin arrin ne 400 milione euro por synimi i Ministrise se Finacave eshte te emetoje nja sasi me te vogel thuhet ne njoftimin zyrtar te ketij dikasteri ku vleresohet se ky emetim perben nje zhvillim te nje rendesie historike per financat publike.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›