Malësi e Madhe, vritet polici rrugor

Një polic është vrarë gjatë natës së kaluar nga persona ende të paidentifikuar. Sipas informacioneve nga Policia e Shkodrës mësohet së vrasja ka ndodhur rreth orës 02:20 pas mesnate, në fshatin Reç, Komuna Shkrel e rrethit Malësi e Madhe.
Viktima është inspektor Kole Ndreshaj, vjeç 41, lindur dhe banues në Shkodër, dhe ishte punonjës i policisë së Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër.
Mësohet se polici është vrarë në momentin që ai po kthehej në shtëpi, ndërsa persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë rreth 300 metra larg aksit kombëtar Koplik- Shkodër, duke e qëlluar për vdekje.
Viktima është gjetur mëngjesin e sotëm nga kalimtarë të rastësishëm.
Ndërkaq mësohet se policia ka nisur hetimet, ndërsa për këtë ngjarje është ngritur dhe një grup i posatshëm hetimi.