E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e policit, arrestohen 18 persona në Maqedoni



Forcat speciale të policisë së Maqedonisë kryen kontrolle në mbi 20 familje shqiptare në Çair të Shkupit, në Haraçinë dhe në Opajë të Kumanovës, ku u arrestuan 18 persona. Ministria e Brendshme bëri të ditur se kontrollet e kryera ishin pjesë e aksionit për kapjen e vrasësit të policit, Afrim Arifi, i cili u qëllua për vdekje më 26 nëntor të këtij viti në Shkup. Por familjet e bastisura mohuan të kishin lidhje me këtë vrasje ndërsa akuzuan policinë për keqtrajtime dhe dëme të shumta materiale gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e tyre. Policia kontrolloi edhe shtëpinë e botuesit të gazetës “Koha”, Arben Ratkoceri, i cili gjithashtu akuzoi policinë për terrorizim të familjes së tij.
Ndaj këtij veprimi reagoi edhe Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Maqedonisë.

SHBA, 30 mijë trupa shtesë në Afganistan

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 20 mijë deri 30 mijë trupa shtesë në Afganistan deri në verën e ardhshme. Admirali Majk Mullen tha: “Nuk shtrohet pyetja nëse, por kur”. Më herët, zyrtarë amerikanë kanë thënë se shtimi i trupave mund të jetë për 20 mijë veta, sa ishte miratuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara. SHBA-të kanë rreth 31 mijë trupa në Afganistan. Presidenti i zgjedhur Barak Obama ka thënë se administrata e tij do të fokusohet fuqishëm në Afganistan, ku forcat afgane dhe ndërkombëtare po përpiqen ta shuajnë kryengritjen e talebanëve.

21 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›