E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e policit, fletë arresti ndërkombëtar për 5 serbë

PRISHTINË- Interpol, me kërkesë të UNMIK-ut, ka shpallur fletë arresti ndaj pesë serbëve, të dyshuar për vrasjen e pjesëtarit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberit, në aksionin e korrikut për vendosjen e kontrollit në dy pikat kufitare në veri të Kosovës.

Sipas njoftimeve në mediat kosovare, në fletë arrestin e Interpolit, të publikuar në internet, ndodhen Ratomir Bozovic, Radovan Radic, Milovan Vlaskovic, Slobodan Vucinic e Dusan Jovanovic.

Është njoftuar se pas vrasjes së policit, në veri janë kryer disa kontrolle (bastisje) nga EULEX-i në kërkim të të dyshuarve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›