Vrasja e prinderve, djali sajon veteflijimin
Byroja Federale e Investigimit merr ne dore hetimet per taksistin shqiptar, qe akuzohet se ka vrare dy prinderit e tij neVilla Park, te Cikagos, me 7 janar te ketij viti. FBI terhoqi dosjen dhe beri kerkimin nderkombetar per 33-vjecarin Artur Shehu, duke publikuar nje fotografi te re te tij, me ndryshime nga e para dhe me e qarte per personat qe do e shohin te kerkuarin. Shkak eshte bere dyshimi per nje shenim qe Shehu kishte lene ne shtepi, ku shkruante se do te vetevritej pas ngjarjes. “Djalli ka ardhur per ta marre ate. Trupin tim nuk do e gjeni kurre, pasi do te vetevritem dhe digjem. Ose do te mbytem ne ndonje liqen apo lum”, thuhej ne shenimin e zbuluar. Por gjate kerkimeve afer liqenit te qytetit, u zbulua brenda taksise se braktisur edhe nje shenim tjeter, ku 33-vjecari mohonte akuzat per vrasjen e prinderve. Kjo e coi policine qe t’i linte ne dore hetimet FBI-se, e cila beson se shqiptari eshte ende i gjalle.
Ne dispozicion te qytetareve eshte nje numer telefoni i autoriteteve policore, 911. Por, kerkime mesohet se po kryhen edhe ne Shqiperi, pasi familja Shehu ishte shperngulur dhjete vite me pare nga jugu i vendit per te emigruar ne SHBA. I riu, qe punonte si taksist kohet e fundit, kishte pasur konflikte me prinderit e tij, Syrja dhe Safo Shehu, qe u gjeten te pajete ne banese pas alarmit te dhene nga nje prej fqinjeve. Nje prej zedhenesve te FBI-se, Ross Rice, publikoi per mediat vendase lajmin e kerkimit ne te gjithe vendin te 33-vjecarit shqiptar, qe akuzohet per vrasje te dyfishte. Ndersa pritej vetedorezimi i te riut, Byroja Federale vendosi t’i bashkohej policise se Cikagos ne hetime.
Diten e djeshme eshte bere edhe publikimi i nje fotografie te re te te dyshuarit. Autoritetet u kerkuan ndihme qytetareve per realizimin e ndalimit, ndersa ende nuk ka te dhena nese ai eshte vetevrare, sic u tha disa dite pas ngjarjes. “Ne nuk e dime ende nese ai eshte gjalle apo ka vdekur. Askush nuk e ka pare, as trupin dhe as ndonje shenje tjeter”, tha zedhenesi Ross Rice. Ne oren 03:40, te dates 7 janar, Artur Shehu ka telefonuar ne numrin 911, nga nje kabine afer shtepise se tij ne “46 West Ridge” dhe ka thene se, “djalli i madh e ka shkuar ta marre ate”. Keshtu thuhet ne dosjen e policise, qe hetoi pas krimit dhe qe tregojne se Shehu ka planifikuar edhe qe te vrase veten pas prinderve.
Perg. A.Qoraj
“Nuk i kam vrare prinderit”
Policia e Cikagos e shpalli ne kerkim 33-vjecarin per vrasjen me pistolete te babait te tij, Syrjait, 66 vjec dhe nenes, Safos, 67 vjece. Pas ngjarjes, policia zbuloi edhe nje shenim, qe besohet se eshte lene nga Artur Shehu, qe shkruante se ai do te vriste veten dhe trupi i tij do te digjej e nuk do te gjendej me kurre. Nese nuk do te ndodhte kjo, atehere ai paralajmeronte se do te mbytej ne nje lume apo liqen. Gjate kerkimeve, policia gjeti taksine e te riut pergjate Addison Street dhe liqenit “Shore Drive”, afer Cikagos. Brenda taksise, autoritetet gjeten patenten dhe pasaporten e Shehut dhe nje tjeter shenim, ku ai kundershtonte akuzen se kishte vrare prinderit.
Shehu mund te jete gjalle
Me shume se nje muaj me pas, perpjekjet per te gjetur trupin e 33-vjecarit Artur Shehu, ne liqenin afer Cikagos, kane deshtuar. Autoritetet thane dje se dyshojne qe shqiptari, qe punonte si taksist, mund te jete ende gjalle, te kete mashtruar per vetevrasjen, me qellim ngaterrimin e agjenteve ne hetime. Policia vuri ne dukje se Shehu flet rrjedhshem anglisht dhe prej vitesh banon ne SHBA. Ai ka miq e te aferm ne Kanada dhe lidhje te forta ne komunitetin e shqiptareve ne Cikago. Pershkruhet si nje djale me nje gjatesi mbi 165 cm, me floke te zeza, sy kafe dhe trup te mbushur. Per secilin qe ka informacion, FBI ka dhene adresen e zyres se saj ne Cikago.