Topi kunder kuvendit. Ne Kushtetuese per tre anetaret

Në fillim të javës që vjen, Institucioni i Kreut të Shtetit do të dërgojë drejt Gjykatës Kushtetuese për interpretim zgjidhjen e konfliktit presidencë-parlament lidhur me zëvendësimin e 3 anëtarëve të Kushtetueses, të cilëve u ka përfunduar mandati. Burime pranë presidencës bëjnë me dije për “AS” se do t’i drejtohen gjykatës kushtetuese për plotësimin e tre vendeve vakante në rradhët e kësaj gjykate.
Mandati i tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mbaroi në maj të vitit 2010 dhe aktualisht Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi dhe Admir Thanza vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë edhe pse u ka përfunduar mandati për shkak të mungesës së konsensusit Presidencë-Parlament.
Në muajin qershor të vitit të kaluar i përfundoi mandati edhe kryetarit të Kushtetueses dhe pas një ngërcci të gjatë, Bashkim Dedja zëvendësoi Vladimir Kriston në detyrën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Mazhoranca ka kthyer pas dy herë dekretet e Presidentit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Argumentimi ligjor që parlamenti bëri në këtë rast është se për shkak të parimit të ripërtëritjes ccdo tre vjet me nga tre anëtarë, Kuvendi nuk mund të miratojë më shumë se tri kandidatura.
Në shtator të 2010, deputetët e mazhorancës iu drejtuan Kushtetueses për të dhënë intepretimin e tri neneve që lidhen me emërimin e anëtarëve të kësaj gjykate dhe kriteret përzgjedhëse të tyre. Gjykata Kushtetuese nga ana tjetër dha një vendim ku kërkoi konsensus mes institucionit të Presidentit dhe Parlamentit.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për ripërtëritjen e saj çdo tre vjet me 1/3 e anëtarësisë, do të nevojitet rregullim ligjor me votat e PD-së dhe PS-së. Por edhe pas këtij argumentimi, beteja duket se do të vazhdojë dhe këtë herë do të jetë institucioni i presidentit ai që do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim.
Erjon Ajazi