Edhe Fieri ne gjendje emergjence kryeministri Berisha kerkon monitorimin e situates

Berisha Apeli per vendoret ne jug kujdes nga prurjet e lumenjve
Edhe qarku i Fierit i eshte shtuar hartes se zonave te rrezikuara ndjeshem nga permbytjet. Pas shpalljes se Emergjences Civile ne Shkoder Lezhe Durres edhe Fieri i eshte nenshtruar te njejtit fat. Reshjet e shumta te shiut cuan ne daljen e lumenjve nga shtrati cka rrezikon qindra banesa si dhe mijera banore. Ne urgjence me kohen kryeministri i vendit Sali Berisha mberriti menjehere ne Fier duke mbledhur atje Shtabin e Emergjences Civile ne qarkun e Fierit i vendosur ne prefekturen e qytetit te Fierit ku u analizua situata ne keto zona dhe u diskutua per masat qe jane marre me qellim parandalimin apo minimizimin e demeve ne rast te ndonje situate emergjente qe mund te shkaktohet si pasoje e prurjeve te lumenjve. Shefi i ekzekutivit vleresoi mobilizimin dhe planet e bera per perballimin e situates ne rast emergjence pasi duhet te jemi te pergatitur per cdo situate. Kryeministri theksoi se eshte jashtezakonisht e rendesishme qe situata te monitorohet sepse prurjet jane rritur dhe po shkojne drejt nivelit kritik. Kryeministri u shpreh gjithashtu se ne keto rrethana qellimi me kryesor duhet te jete shpetimi i jetes se njerezve dhe per kete Prefekti ka autoritetin qe te urdheroje evakuimin paraprak te banoreve ne cdo rast qe e konsideron te domosdoshem. Dy jane zonat kryesore te emergjencave ujore e para Shkodra dhe e dyta Vjosa nga Ura e Mifolit e poshte. Monitorimi eshte jashtezakonisht i rendesishem sepse prurjet jane rritur dhe sic e dini prurjet po shkojne drejt nivelit kritik. Prefekti dhe drejtori i policise me informuan se eshte vendosur vezhgim konstant nga Permeti dhe Tepelena. Kjo eshte jashtezakonisht e rendesishme sepse para kater vitesh u shpetuan me dhjetera jete vetem nga ky fakt. U njoftua nga Tepelena dhe u dha mundesia qe njerezit ne mesnate te zgjohen dhe te merrnin masat qe dallga e ujit te mos i zinte ne gjume. Keshtu qe kjo duhet te forcohet shume- tha kryeministri. Berisha theksoi gjithashtu se duhet te percaktohen qarte te gjitha kapacitetet e transportit dhe te sistemimit. Kjo eshte shume e rendesishme dhe po kaq e rendesishme eshte qe Prefekti ka autoritetin te urdheroje evakuimin paraprak ne cdo rast qe e konsideron te domosdoshem. Kurre nuk eshte e thene qe te presim vershimin. Perkundrazi ne rast se konstatohet e nevojshme duhet te evakuohen femijet grate te moshuarit dhe le te rrije nga nje burre per shtepi por edhe ai te qendroje ne kontakt me autoritetet - deklaroi me tej kryeministri Sali Berisha. Mesohet se Shtabi i Emergjencave Civile ne qarkun e Fierit ka marre te gjitha masat per te perballur reshjet e shumta te shiut si dhe evakuimin me cdo kusht te banoreve ne rast te daljes nga shtrati te lumit Vjosa. Edhe Berati kanoset nga permbytjet Ministri Pollo Do monitorojme Osumin sdo lejojme pershkallezimin e permbytjeve Kur situata e permbytjeve ne mbare vendin ka bere kritike edhe fryrjen e lumenjve ne qytete te tjera ne jug te vendit duke sjelle friken e mbytjes ne uje edhe te qendrave te qyteteve Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo njekohesisht edhe kryetar i grupit te deputeteve te mazhorances per Beratin zbriti ne qytetin e Beratit per te inspektuar lagjen Celepias e monitoruar situaten e krijuar ne luginen e lumit Osum si pasoje e reshjeve te shumta te rena ditet e fundit. Ndonese sot problemet me te medha jane ne Shqiperine veriore - tha ministri Pollo - edhe lumi i Osumit ka vershuar gje qe tregon forcen dhe ndonjehere edhe fuqine e natyres. Ai theksoi se per fat te mire nisur nga kujdesi qe treguan strukturat u vendos dje paradite me shpejtesi argjinatura me zhavorr ne menyre qe te kanalizohej rryma e forte ne shtratin kryesor te lumit. Mendoj qe sot gjendja eshte e sigurt por ajo duhet te jete ne monitorim te vazhdueshem- vuri ne dukje Pollo. Edhe lumi i Osumit pavaresisht nga topografia e tij ka problemet e veta qe sipas tij duan vemendje dhe reagim te menjehershem per te shpetuar qytetet rreth tij nga ndonje tej fryrje e lumit qe do te pershkallezonte sipas tij situaten e permbytjeve edhe ne keto zona.
...