E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet Ministria e Transporteve deklaron se jane bllokuar disa akse rrugore

05-12-2010 / Gazeta 55

Si pasoje e reshjeve te shumta te shiut ne te gjithe vendin jane krijuar veshtiresi ne kilometra te caktuar te linjave hekurudhore per shkak te ngritjes se nivelit te ujit ne lumenj e rreshqitjen e dherave. Probleme ka pasur ne km 22 Vore ndashTirane km 67 Lushnje ndashFier km104 Librazhd-Pogradec. Sipas njoftimit te Ministrise se Transporteve deri ne oret e vona te dites se djeshme kane qene jashte funksionit linjat Prrenjas-Pogradec dhe Lushnje ndashVlore. Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave ka marre te gjitha masat me mjete dhe me staf teknik per te bere funksional keto segmente hekurudhor. Ne vazhdimesi te situates se krijuar nga reshjet e shumta te shiut ne zonen Veriore Qendrore dhe Lindore te vendit reshje te cilat kane fryre tej normave lumenjte dhe liqenet. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorite Rajonale Rrugore dhe me firmat e kontraktuara per mirembajtjen e rrugeve jane ne terren me mjete dhe personel teknik per te kthyer rruget ne gjendje normale per trafikun. Ja situata ne disa prej akseve rrugore - Ne hyrje te qytetit Shkoder para ures se Bunes dhe ne Harku i Berdices rruga eshte e pakalueshme pasi ka permbytje te rruges me rreth 1m uje mbi rruge. Qarkullimi i mjeteve per ne Shkoder behet vetem nga Mjeda. - Qarkullimi per ne Muriqan dhe Shiroke eshte i mundur vetem per mjetet e larta. - Segmenti rrugor Shkoder - Harku i Berdices ndash Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit mjetet qarkullojne vetem nga rruge dytesore. - Ne segmentin rrugor Koplik ndash Dedaj - Boge si rezultat i bllokimit te zona e Perroit te Thate qarkullimi i mjeteve kryet nepermjet nje rruge dytesore provizore. - Ne segmentin rrugor Shkoder - Hani i Hotit ne vendin e quajtur Vukpalaj rreth 5km deri te dogana rruga eshte e pakalueshme pasi uji mbi rruge eshte mbi 1m. - Ne segmentin rrugor Bajram Curri ndash Fierze km 11 lumi ka marre murin mbajtes te rruges shembur rruga qarkullohet me nje kalim. - Ne Shishtavec lumi ka marre nje pjese te rruges duke e bere nje kalimesh rrugen gjithashtu ne afersi te tunelit te dyte ne Shishtavec rreth 100m rruga eshte e bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve behet nga tuneli. - Segmenti rrugor Bujan Fierze ka veshtiresi ne qarkullimin e automjeteve - Ne segmentin rrugor Sapot Bujan ka veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve - Tek ura e Cerenecit qarkullohet me nje kalim. - Ne segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafe Draje rreth 5 km larg Muhurit rruga eshte e bllokuar. - Nga Burreli ne Milot rruga eshte me nje kalim - Ne segmentin rrugor Permet ndash Carshove ne Bablonje ka rene nje masiv shkembor dhe rruga eshte e bllokuar. - Ne aksin rrugor Vlore ndash Sarande qarkullimi kryhet me nje kalim ne vendet e quajtura Jonufra 1 Dukat Fshat Dalje Piqeras. Ne keto pika eshte vendosur sinjalistika perkatese. - Ne pjesen fundore te rruges Lushnje - Fier rruga e re eshte e permbytur qarkullohet nga rruga e vjeter eshte vendosur sinjalistika perkatese. - Ne aksin Fier ndash Zhulaj ne Visoke rruga eshte me nje kalim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›