E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e pukjanit, Policia: Prangosëm autorin, e vrau për motive të dobëta

TIRANE-Ekzekutimi i pukjanit në afërsi të mbikalimit të Kamzës ka tashmë një të dyshuar, i cili është vënë në pranga orëve të vona të së mbrëmshmes. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se është arrestuar shtetasi Doç Vladi 34 vjeç nga Dibra i cili akuzohet se ka vrarë për motive të dobëta 31-vjeçarin Paulin Marku nga Puka me banim në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës ku 31-vjeçari Marku ka qënë duke udhëtuar me një motorr dhe në afërsi të kthesës së Kamzës në Tiranë është qëlluar me armë nga dy persona të cilët udhëtonin me një automjet tip "Benz" të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Pas aksionit të policisë me ndihmën edhe të Prokurorisë së Tiranës u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›