Minatorët protestë në rrugën nacionale, tensionohet situata
BULQIZE-Dhjetra minatorë dhe banorë të Bulqizës kanë bllokuar sot rreth orës 09:30 minuta rrugën nacionale Tiranë-Peshkopi në shenjë proteste për heshtjen që po tregohet ndaj grevës së minatorëve.
Protetuesit kanë nxjerrë dhe fëmijë dhe familjarë të moshuara në ballë të protestës, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendgjarje dhe po përpiqen të bindin protestuesit të hapin rrugën për qarkullim. Nder protestuesit shume minatore nga Puka e Mirdita ne mbeshtetje te protestes.
Mësohet se ka patur dhe përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve, pasi banorët nuk pranojnë të hapin rrugën. Nderkohe vargu i automjeteve ne kete aks rrugor vijon te zgjatet.
Familjarët e minatorëve vendosën që të marrin këtë masë të re proteste pas dështimeve të njëpasnjëshme që palët të ulen në tryezë për të arritur një marrëveshje në lidhje me kërkesat e minatorëve.
Ndërkohë greva e urisë së miantorëve shënon ditën e 25-të. Dje specialistët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tentuan të hynin në minierën e kromit për të vlerësuar dëmin e shkaktuar si pasojë e ndërprerjes së punës. Burime pranë kësaj miniere pohojnë se specialistët e AKBN-së nuk u lejuan nga minatorët me pretendimin se nuk ishin shoqëruar nga administratorët e kompanisë austriake ACR. Madje, minatorët e kanë cilësuar vizitën si presion që po u bëhet atyre për të ndërprerë grevën e urisë.
Ndërkohë, gjendja shëndetësore e 4 prej 14 minatorëve që vazhdojnë grevën e urisë në thellësi të minierës paraqitet e rënduar. Pritet ndonjë marrëveshje e mundshme nga firma austriake ACR, e cila ka në koncesion minierën.
Para tri ditësh, 10 minatorë lanë grevën, ndërsa u zëvendësuan me 10 të tjerë. Sipas organizatorëve, ky ndryshim u bë për të mbrojtur jetën e grevistëve dhe nga ana tjetër, për të siguruar vazhdimin e grevës.
Kompania ACR ka njoftuar se është e gatshme të plotësojë kërkesat e minatorëve të Bulqizës dhe ka kërkuar që ata të kthehen në punë. Ndërkaq, krerët sindikalistë deklaruan se greva e urisë do të vazhdojë derisa kompania të nënshkruajë një marrëveshje dhe të nisë përmbushjen e kërkesave të minatorëve.
Per rreth 3 muaj minatoret jane hedhur ne protesta. Minatorët e Bulqizës kërkojnë rritjen 20% të pagës, përmirësimin e kushteve teknike në punë, kryerjen e investimeve në minierë, heqjen e taksës së dyfishtë, uljen e viteve të pensionit, largimin e firmave të palicencuara, si dhe largimin e përfaqësuesit të ACR-së.
Per kerkesat e tyre, Minatorët e Bulqizës janë mbështetur ndërkohë edhe nga minatorët e Pukës dhe të Rrëshenit.
(d.b/BalkanWeb)