E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e rojës, arrestohen të dyshuarit pas katër vite

Pas një hetimi mbi katër vjet të vrasjes e cila pati ndodhur në pompën e derivateve të naftës “Albes Petrol” në fshatin Korishë të Prizrenit, dje Policia ka arrestuar dy persona me inicialet, A. B. dhe B. U.

Që të dy u arrestuan në cilësi të personave të dyshuar për vrasjen e ndodhur me datën 21 maj 2008 me ç’rast ishte privuar nga jeta me armë zjarri të llojit kallashnikov Salajdin Ukimeri i cili ishte roje në pompë.

Toger Hazir Berisha, zëdhënës rajonal i Policisë në Prizren ka deklaruar se, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistës, më urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar nën masën e arrestit policor.

Kallëzimi penal dhe provat që tanimë i posedon policia do t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të mëtejme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›