E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX nuk lejoi ardhjen e Nikoliqit në Graçanicë

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka “dënuar në mënyrën më të rreptë paaftësinë e EULEX-it të përgjigjet në kërkesën e tij për të marrë pjesë në meshën Krishtlindjeve në Graçanicë më 7 janar.

Në kumtesën që e botojnë mediet serbe theksohet se Nikoliq më 28 dhjetor i ishte drejtuar EULEX-it që më 7 janar t’i lejohej marrja pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në Graçanicë, raporton Koha.

"Marrë para sysh se ende nuk ka arritur përgjigjja për kërkesën, është krejtësisht e qartë se EULEX nuk është neutral dhe nuk është as në gjendje të garantojë sigurinë e askujt e as të kryetarit të Serbisë në Kosovë dhe kështu e bën të pakuptimtë ekzistimin e vet në territorin e Kosovës”, thotë kjo kumtesë. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›