E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e shqiptares nga ish-partneri në Itali, Bashkia e Savonës ul flamurin në gjysmështizë në nder të 29-vjeçares

Vrasja e shqiptares nga ish-partneri në Itali, Bashkia e Savonës ul

Familjarët, miqtë dhe banorët e komunitetit në Piazza delle Nazioni në Savona, kanë marrë pjesë sot në funeralin e mbajtur për 29 vjeçaren shqiptare, Danjela Neza, e cila u vra një javë më parë nga i ish-dashuri.

Në ceremoninë mortore që u mbajt në kishë, ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku i Savona, Marco Russo, ndërsa në fasadën e Bashkisë u ul në gjysëm shtizë flamuri në shenjë nderimi për të ndjerën. Trupi i saj do të sillet nesër në atdhe, ku do të prehet e qetë në vendlindje.

Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë në Savona, Itali, ku ish-partneri nga Guinea i 29 vjeçares, qëlloi me armë zjarri në kokë të renë, pasi nuk pranonte ndarjen nga ajo. Pas krimit të rëndë ai u arrestua menjëherë nga Policia dhe tashmë ndodhet në burg për të vuajtur dënimin për krimin e kryer.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›