Zelensky: Ukrainës i duhet më shumë kohë për kundërsulmin ndaj ushtrisë ruse
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se vendit të tij i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofensivë të shumëpritur kundër forcave ruse, pasi ushtria e saj pret dërgimin e ndihmës së premtuar ushtarake.
Sulmi i pritshëm mund të jetë vendimtar në luftë, duke rivizatuar vijat e frontit që për muaj të tërë kanë mbetur të pandryshuara. Do të jetë gjithashtu një provë vendimtare për Ukrainën, e etur për të provuar se armët dhe pajisjet që ka marrë nga Perëndimi mund të rezultojnë në përfitime të rëndësishme në fushën e betejës.
Duke folur në selinë e tij në Kiev, presidenti Zelensky i përshkroi brigadat luftarake, disa prej të cilave u trajnuan nga vendet e NATO-s, si "të gatshme", por tha se ushtrisë ende i duhen "disa gjëra", duke përfshirë automjete të blinduara që "po mbërrinin në grupe".
"Por ne do të humbnim shumë njerëz. Unë mendoj se kjo është e papranueshme. Kështu që ne duhet të presim. Na duhet ende pak më shumë kohë” tha Zelensky.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
