Tiranë, zjarr në një fabrike këpucësh, 1 i vdekur
TIRANE- Zjarri shpërtheu në kabinën e rojes pranë fabrikës së këpucëve në lagjen Laprakë të kryeqytetit, Tiranë.
Drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikëse, Dilaver Laci, tha se njoftimi është marrë rreth orës 07.20 minuta. Brenda pak minutash forcat zjarrfikëse janë ndodhur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
~
Pas shuarjes së flakëve, forcat zjarrfikëse konstatuan se në kabinën e rojes ndodhej një i vdekur. Viktima është Zenel Hoxha, 52 vjec i cili natën e së hënës duke u gdhirë e marte kryente funksionin e rojes së fabrikës së këpucëve.
Kolegu i 52- vjecarit, i cili sot në mëngjes duhej të ndërronte turnin, ka parë zjarrin dhe ka njoftuar forcat zjarrfikëse. Drejtori i Përgjithshëm, Dilaver Laci tha se fatmirësisht zjarri nuk është përhapur në fabrikë.
Nga të dhënat e para besohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga sistemi i ngrohjes të cilën mund të ketë përdorur 52 vjecari për të kaluar natën e ftohtë
(s.g/BalkanWeb)