E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS propozim konkret per buxhetin

Grupi parlamentar Socialist do te paraqese ne seancen e sotme konceptin e saj per menyren se si duhet te jete buxheti


Gazeta Shekulli zbardh diskutimet e plota te mbledhjes me dyer te mbyllura te deputeteve


TIRAN - Partia Socialiste do te paraqese ne seancen e sotme parlamentare mendimet e saj per buxhetin e shtetit. Vendimi eshte marre ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar Socialist.


Pas diskutimesh qe zgjaten per me shume se nje ore ne seline roze deputetet socialiste i besuan Arben Malajt dhe Andis Harasanit berjen e propozimeve per buxhetin.


Dy deputetet socialist do te paraqesin amendimet e tyre qe do te perfaqesojne mendimin e Partise Socialiste per nje buxhet me realist.


Burime nga mbledhja e grupit parlamentar Socialist bejne te ditur per gazeten Shekulli se diten e sotme do te paraqiten opsionet e tyre ne forme propozimesh ku do te jete i perfshire rikonceptimi i deficitit buxhetor rikonceptimi i borxhit rikonceptimi i te ardhurave rikonceptimi i shpenzime per arsimin per shendetesine.


Gjithashtu eshte rene dakord qe per sa kohe do te kete propozime nga ana e grupit atehere ky i fundit do te marre pjese ne votimin per keto amendamente por jo per propozimet e te djathteve.


Mesohet se mbremjen e djeshme dy deputeteve te cileve iu eshte besuar qendrimi i grupit kane perfunduar te gjitha ndryshimet e duhura. Ky buxhet sipas tyre do te konsistoje ne disa pika kryesore.


Se pari qe te behet me realiste rritja ekonomike e vendit jo 5.5 por 4.5. Se dyti te ulet deficiti buxhetor nga 3.5 ne 2.5. Se treti ulja e shpenzimeve operative 33 nga rritja e te ardhurave ne buxhet dhe 17 nga ulja e investimeve qe jane investime serioze. Se katerti ne shkurtimin e shpenzimeve te mos preken sektoret me rendesi paresore arsimi dhe shendetesia.


Se fundmi buxheti te behet me realist me shpenzimin e te ardhurave se po fshihen 5 miliarde leke qe ndoshta ne mes te prillit te provokojne nje buxhet suplementar dhe nuk po rritet 1.2 miliarde qe jane nga rritja e akcizes se cigare dhe nuk po fusin tani ne buxhet rreth 4 miliarde leke qe jane nga privatizimi i licences se trete.


Nga ana tjeter deputetet kane pasur qendrime te ndryshme per sa i perket menyres se votimit. Pavaresisht kesaj zyrtaret socialiste kane dale nga mbledhja e tyre me nje qendrim te perbashket.


Nje tjeter ceshtje ku do te fokusohet Partia Socialiste ne seancen e sotme parlamentare do te jete dhe kerkesa per zhvillimin e mocionit per debat ne daten 16 dhjetor. Mazhoranca ka kerkuar qe kjo date te jete 25 dhjetor.


Por deputetet socialiste kane argumentuar se shtyrja per diten e fundit te zhvillimit te mocionit eshte per te terhequr vemendjen e sa me pak njerezve ne rastin kur keta te fundit do te merren me festime. Kur te jete momenti i diskutimit i kalendarit te Parlamentit per 3 javet e fundit te dhjetorit ne do te ngreme ceshtjen e futjes ne kalendar te debatit per mocionin e rezolutes.


Kur te diskutohet rregullorja do te jete kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci qe do te kerkoje futjen e mocionit per debat ne daten 16 dhjetor - sqarojne burime nga grupi parlamentar Socialist.


Diskutimi i plote i mbledhjes me dyer te mbyllura te grupit te PS-se


Paulin Sterkaj Ju falenderoj qe pranuat ftesen time per tiu bashkengjitur grupit tuaj parlamentar. Une do te perpiqem qe besimin qe ju me dhate tjua shperblej permes punes dhe perkushtimit tim ne te ardhmen.


Arben Ahmetaj Une jam kunder filozofise se ketij buxheti nuk eshte se jam kunder detajeve. Ky eshte nje buxhet qe nuk i pergjigjet ketyre detajeve dhe sfidave ekonomike qe ka Shqiperia. E gjithe filozofia jone eshte qe te mos tatohet qytetari i zakonshem kaq shume te ulet borxhi me shpejt zerat e investimeve te shperndahen ne menyre me efektive.


Arta Dade Si cdo komision edhe ne Komisionin e Politikes se Jashtme eshte diskutuar per ceshtjen e buxhetit. Edhe ne diskutimet qe ne kemi bere jane bere propozime dhe verejtje konkrete por asnje nga keto nuk eshte marre parasysh prandaj une e shikoj me shqetesim te madh kete ceshtje.


Andis Harasani Une kam pergatitur dy propozime me deputetin Malaj. shte e mira qe ne te japim opsione si opozite dhe te mos mbajme vetem qendrimin tone duke diskutuar ne parim dhe me pas duke mos votuar apo marre pjese ne votim. Permes kesaj menyre ne do te paraqesim opsionet tona konkrete.


Ilir Gjoni Sherbimi Informativ Shteteror eshte ne gjendje te veshtire me buxhetin qe i ka dhene qeveria. Ne kemi propozuar tia shtojme. Madje kemi rene dakord qe ti shtonim 100 milione leke te vjetra ne mbledhjen e fundit te Komisionit te Sigurise ku ishte i pranishem dhe vete kreu i SHISH Bahri Shaqiri.


Une se kuptoj se ne Komisionin e Ekonomise nuk eshte miratuar propozimin qe mazhoranca dhe opozita pranoi ne Komisionin e Sigurise. Ne duhet te mbajme nje qendrim mbi kete ceshtje.


Blendi Klosi Une mendoj qe duhet te shtojme ne propozimet tona edhe probleme konkrete. Kerkoj qe ne buxhet te vendoset dhe nje ze i caktuar per te shtruar nje kanal qe kushton 50 milione leke ne Shijak.


Gramoz Ruci Nuk do te merremi me kanale tani do te merremi me gjera te pergjithshme politike. Si perfundim ne seance do te votojme nenet ku jane propozimet tona.


Arben Malaj Ne duhet te bejme nje kompromis me vetveten qe per buxhetin qe eshte ligji themelor te bejme nje diskutim dhe ta kthejme qendrimin tone me vote. Ne nuk duhet te justifikojme nje gabim te bere duke bere nje te dyte po me pergjegjesine e votimit ne perfundim te buxhetit ne korrigjojme dhe gabimin e pare. Nuk do te kete me deri ne zgjedhjet e pushtetit e vendor nje diskutim tjeter per buxhetin prandaj eshte nje shans i mire per te votuar.


Ne kemi dale jashte rregullit strikt ne kemi votuar per SHISH. Ne te vertete eshte nje institucion shume i rendesishem por ne raport me buxhetin e vendit shqiptaret e prekin shume me teper. Ne kete aspekt kur ne dalim mbi nje qendrim strikt dhe bejme shume mire per te mbrojtur nje institucion eshte e pajustifikueshme te mos ta bejme kete per debatin me te madh ekonomik ne cdo vend te botes.


Gramoz Ruci Atehere do te propozojme amendamentet tona dhe do te marrim pjese ne votimin e tyre por do te votojme kunder buxhetit te paraqitur nga mazhoranca.


Saimir Tahiri Nuk mendoj se duhet te votojme ne seancen e sotme marredhenia jone vazhdon te jete e kushtezuar me parlamentin per sa kohe presim dhe nje pergjigje nga mazhoranca per ceshtjen e transparences se zgjedhjeve.


Te votojme ne kete seance amendamentet nuk eshte e drejte. Ne diskutimin maratone qe zhvilluam ne qendruam deri ne fund dhe nuk morem pjese ne votimin ne parim dhe te marrim pjese ne votimin nen per nen nuk ka sens.


Duhet te jemi konsistent me veten tone ne radhe te pare. Para se te mbyllet mbledhja kam nje gje per te thene. Atehere meqenese u vendos te votojme te paraqesim te gjitha amendamentet qe kemi pra te gjithe paketen. Mazhoranca dihet qe nuk do ti pranoje dhe ta bejme kete buxhet te pavotueshem.


Blendi Klosi Edhe une mendoj qe ne nuk duhet te marrim pjese ne kete votim ne kete seance. fare kuptimi ka qe nuk votuam ne parim dhe shkojme nen per nen

Bashkim Fino Ne kemi nje qendrim polik dhe marredhenia jone me parlamentin nuk ka ndryshuar. Nga kontaktet qe kam pasur me njerez te ndryshem edhe gjate protestes se zhvilluar ne Lushnje na kane kerkuar qe te mos marrim pjese ne votime. Nese ne votojme ne Parlament cfare tu themi atyre njerezve qe dolen ne shesh dhe kerkuan transparence.


Ne kemi nje qendrim me parlamentin dhe mazhorancen aktuale pasi ne i kemi bere disa kerkesa atyre. Nese deshironi te ndryshojme qendrim dhe duhet ta votojme atehere le te mblidhet Asambleja Kombetare ose Kongresi dhe te behen ndryshimet ne qendrim. Por pa bere keto hapa sdo te ishte korrekte qe te merrnim pjese ne votim.


Gramoz Ruci E mbyllim tani vendosim qe do te votojme.


Saimir Tahiri Atehere para se ta mbyllesh kam nje fjale te fundit kam nje propozim te fundit. Me mire se sa te marrim vendim fiks kam nje propozim per nje rruge te mesme. Une them ta bejme buxhetin te pavotueshem. Bejme te gjithe deputetet propozime si ai kanali i Klosit mazhoranca nuk do ti paranoje propozimet tona dhe rrjedhimisht vetvetiu buxheti behet i pavotueshem per ne.


Blendi Klosi Njerezit kanalin tim do te mbajme mend sdo mbajne mend propozimin per deficitin.


Ethem Ruka shte nje propozim per rezoluten e kunder dhunes ndaj gruas.

Eglantina Gjermeni Kam nje propozim per ti paraqitur grupit parlamentar Socialist. Ne seancen e radhes eshte paraqitur nje rezolute nga Topalli e cila eshte perfshire ne rendin e dites per tu votuar per dhunen ndaj gruas.


Duke qene se jemi ne diten boterore te luftes kunder dhunes ndaj gruas do te ishte normale dhe detyrim per forcen tone politike qe si parlament te shprehemi mbi kete ceshtje. Kjo eshte nje ceshtje te cilen e shoh ne anen humane dhe jo ate politike.


Duke e pare ne kendveshtrim une kam pergatitur nje projektrezolute ku e kam permiresuar kete rezolute te paraqitur nga kryetarja e Kuvendit. Opozitare shqiptare perfaqeson mbi 50 te shqiptare prandaj eshte e nevojshme qe ta votojme kete rezolute qe shpreh mbeshtetjen ndaj luftes kunder gruas.


Shegushe Ligori Jam dakord qe te votohet.


Arta Dade Meqenese eshte nje rezolute per diskriminim edhe une e mbeshtes kete. Ne preambul kjo behet e domosdoshme sepse menyra si funksionojne institucionet e shtetit dhe arroganca e mazhorances eshte nje arsye per kete rezolute gje qe ata sdo ta pranojme.


Le te bejme nje rezolute per realitetin shqiptar qe te ndikoje pozitivisht ne realitetin shqiptar. Ndaj mendoj se nuk duhet te merremi neser me kete le ta leme per nje here tjeter.


Saimir Tahiri Duket sikur kete axhende po e dikton Saliu. Duhet te votojme dhe tani rezoluten ne parlament Ne nuk mund ta votojme kete rezolute mire projektbuxhetin qe eshte akt politik madhor po rezolute per dhunen ndaj grave si mund ta votojme kur transparenca ndaj zgjedhjeve nuk eshte arritur


Arben Malaj shte kjo qe tha Saimiri ta bejme kete rezolute te pavotueshme duke futur dhunen qe ben Saliu ndaj grave ne parlament.


Gramoz Ruci Ok ta fusim edhe kete dhunen ndaj grave te Saliut.


Propozimet kryesore te PS-se per buxhetin


1. Te behet me realiste rritja ekonomike e vendit jo 5.5 por 4.5.
2. Te ulet deficiti buxhetor nga 3.5 ne 2.5
3. Ulja e shpenzimeve operative 33 nga rritja e te ardhurave ne buxhet dhe 17 nga ulja e investimeve qe jane investime serioze.
4. Ne shkurtimin e shpenzimeve te mos preken sektoret me rendesi paresore arsimi dhe shendetesia.
5. Buxheti te behet me realist me shpenzimin e te ardhurave se po fshihen 5 miliarde leke qe ndoshta ne mes te prillit te provokojne nje buxhet suplementar. Nuk po rritet 1.2 miliarde qe jane nga rritja e akcizes se cigare dhe nuk po fusin tani ne buxhet rreth 4 miliarde leke qe jane nga privatizimi i licences se trete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›